Fillimi PolitikëKremilini e quan “imperialiste” strategjinë e re nacionale të sigurisë të SHBA-ve

Kremilini e quan “imperialiste” strategjinë e re nacionale të sigurisë të SHBA-ve

nga Shekulli Agency

Kremlini e ka quajtur “imperialiste” strategjinë e re nacionale të sigurisë të presidentit amerikan Donald Trump, por i lavdëroi Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) për shkak të gatishmërisë që të bashkëpunojnë me Rusinë në sferat e interesit të përbashkët.

Strategjia, e cila u bë publike të hënën, thuhet të jetë më e ashpër ndaj Rusisë sesa që Trump këtë e bënte në paraqitjet publike. Rusia akuzohet se përdor “masa subversive” për të dobësuar kredibilitetin e Amerikës dhe qeverive evropiane.

Zëdhënësi i presidentit rus Vladimir Putin, Dmitry Peskov, tha të marten se përmendja e Rusisë ka goditur Moskën si “imperialiste” dhe tregoi “armiqësi në botën shumëpolare”.

Megjithatë, Peskov tha se Moska është e inkurajuar me thirrjet për bashkëpunim me Rusinë në sferat që mund të jenë të dobishme për SHBA-të.

Javën e kaluar Putin dhe Trump zhvilluan dy herë bisedë telefonike.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies