Fillimi PolitikëKosovë, ndërpritet seanca e jashtëzakonshme e kërkuar nga opozita

Kosovë, ndërpritet seanca e jashtëzakonshme e kërkuar nga opozita

nga Shekulli Agency

Me vendimin e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, sot është mbajtur seancë e jashtëzakonshme për të debatuar në lidhje me “parimet programore të Qeverisë së Republikës së Kosovës 2017-2021”, që u prezantuan në seancën e djeshme.

Pas zgjedhjes së kryeministrit dhe qeverisë së re të udhëhequr nga Ramush Haradinaj, partitë opozitare LDK, Alternativa dhe Lëvizja Vetëvendosje kanë kërkuar seancë të jashtëzakonshme e cila u mbajt sot me pjesëmarrjen e 31 deputetëve, ku nga koalicioni PAN mori pjesë vetëm një deputet.

Deputeti nga radhët e Lëvizjës Vetëvendosje, Albin Kurti i cili mori fjalën tha se qeveria e sapozgjedhur “Nuk ka program dhe nuk ka marrëveshje por ka program vetëm për t’i ndarë ministritë dhe qeverinë”.

Ai fajësojë qeverinë duke theksuar se “Qeveria ia ka falur çelësat e hambarit të Kosovës për arsye se Ministria e Bujqësisë i takon përfaqësuesve të komunitetit serb në Kosovë”.

Ndërsa, përfaqësuesi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti kritikoi përzgjedhjet e koalicionit PAN dhe të AKR-së për ministra duke theksuar se “nuk janë njerëz adekuat për t’i udhëhequr ministritë të cilat do t’i drejtojnë”.

Hoti poashtu kërkoi një mbledhje të menjëhershme të kryesisë së Kuvendit, ku deputetët e pranishëm të vendosin për një seancë të jashtëzakonshme me diskutimet e deputetëve.

Ai kërkoi nga ministrat e sapozgjedhur të paraqiten para Kuvendit të Kosovës dhe para qytetarëve në seancën e ardhshme. Seanca u ndërpre nga kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ku deputetët e pranishëm u pajtuan që të thirret menjëherë mbledhja e kryesisë për të vendosur për seancën e ardhshme.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies