Fillimi PolitikëKim Jong-un refuzon ftesën për vizitë në Korenë e Jugut

Kim Jong-un refuzon ftesën për vizitë në Korenë e Jugut

nga Shekulli Agency

Koreja e Veriut bëri të ditur se udhëheqësi Kim Jong-un ka refuzuar ftesën e presidentit koreano-jugor, Moon Jae-in që të marrë pjesë në samitin rajonal javën e ardhshme në qytetin Busan, duke akuzuar Seulin se ka ftohur marrëdhëniet me Phenianin.

Agjencia zyrtare verikoreane e lajmeve njoftoi sot se nuk ka arsye që Kim të vizitojë Korenë e Jugut në një atmosferë “të errët” dhe kritikoi qeverinë Moon se nuk i është përmbajtur marrëveshjeve të arritura në mes udhëheqësve të tyre në tre samitet e vitit të kaluar.

Koreja e Veriut muajt e fundit ka ndërprerë pothuajse të gjithë bashkëpunimin me Korenë e Jugut në mes të ngecjes të bisedimeve bërthamore me SHBA-të, duke kërkuar që Seuli të kundërshtojë sanksionet ndërkombëtare dhe të rifillojë projektet ekonomike ndër-koreane.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies