Fillimi PolitikëKëshilli Suprem i Zgjedhjeve: Presidenti Erdogan kryeson zgjedhjet me 54,47 për qind të votave

Këshilli Suprem i Zgjedhjeve: Presidenti Erdogan kryeson zgjedhjet me 54,47 për qind të votave

nga Shekulli Agency

Kreu i Këshillit Suprem Zgjedhor të Türkiyes (YSK), Ahmet Yener, ka bërë të ditur se presidenti Recep Tayyip Erdoğan kryeson në raundin e dytë të zgjedhjeve me 54,47 për qind të votave, ndërsa kandidati i opozitës, Kemal Kılıçdaroğlu, ka 45,53 për qind të votave, raporton Anadolu.

Duke folur për gazetarët në kryeqytetin Ankara, Yener tha se deri më tani në mbarë vendin janë numëruar 54,6 për qind të votave. Ai theksoi se Erdoğan kryeson garën presidenciale me 54,47 për qind, ndërsa Kılıçdaroğlu ka 45,53 për qind të votave.

Mbi 64,1 milionë qytetarë turq patën mundësinë të shfrytëzojnë të drejtën e tyre të votës, përfshirë mbi 1,92 milion qytetarë të cilët hodhën votën e tyre në qendrat e votimit jashtë vendit.

Gjithsej 191.885 kuti votimi u vendosën në qendrat e votimit në mbarë Türkiyen.

Më 14 maj, asnjë kandidat nuk arriti të sigurojë 50 për qind të votave në raundin e parë, megjithëse Erdoğan kryesoi me 49,52 për qind.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies