Fillimi PolitikëKërkesë për mocion mosbesimi ndaj Qeverisë së Kosovës

Kërkesë për mocion mosbesimi ndaj Qeverisë së Kosovës

nga Shekulli Agency

Deputetët e partive opozitare, të Nismës për Kosovën, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje, sot kanë dorëzuar në Kuvend kërkesën për mocion mosbesimi për Qeverinë e Kosovës”, raporton (AA).

Kërkesa në fjalë me nënshkrimin e 42 deputetëve është dorëzuar sot nga deputetët e partive opozitare, ku tani Kryesia e Kuvendit, obligohet që të thërrasë seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit për votimin e mocionit, që duhet të mbahet brenda pesë ditëve.

Ndryshe, partia opozitare Nisma për Kosovën në fillim të këtij muaji kishte ndërmarrë një iniciativë për mbledhjen e nënshkrimeve të nevojshme për thirrjen e një seance për çështjen e mocionit të mosbesimit, që parashihet edhe në Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies