Kancelari austriak Christian Stocker vlerësoi përpjekjet e Turqisë dhe presidentit Recep Tayyip Erdogan për t’i dhënë fund luftës Rusi-Ukrainë.
“Ne i vlerësojmë Turqinë dhe përpjekjet tuaja personale për këtë çështje”, tha Stocker gjatë një konference të përbashkët për media me Erdoganin në kryeqytetin turk, Ankara.
Kancelari theksoi gjithashtu ndikimin e Ankarasë në Lindjen e Mesme. “Duke parë Lindjen e Mesme, shohim se zëri i Turqisë ka peshë”, tha ai.