Fillimi PolitikëMinistri i Jashtëm i Francës: Ka rrezik që Rusia të pushtojë Ukrainën

Ministri i Jashtëm i Francës: Ka rrezik që Rusia të pushtojë Ukrainën

nga Shekulli Agency

Ministri i Jashtëm i Francës, Jean-Yves Le Drian paralajmëroi se ka rrezik që Rusia të pushtojë Ukrainën.

Në një deklaratë për radion RTL, ministri Le Drian tha se në kufirin e Ukrainës ndodhen mijëra ushtarë rusë dhe se situata është shumë serioze.

Duke vënë në dukje se çdo sulm ndaj integritetit territorial të Ukrainës do të kishte jehonë në Evropë, Le Drian tha se Rusia “rrezikon të pushtojë” Ukrainën.

“Ukraina mendon se është sovrane dhe autonome. Edhe ne e mbështesim këtë”, deklaroi Le Drian, duke shtuar më tej se bashkë me këtë dialogu me Rusinë është i rëndësishëm për të vënë përballë përgjegjësive presidentin rus Vladimir Putin dhe se mendojnë që ky dialog mund të zhvillohet.

“Biseda që presidenti Emmanuel Macron do të zhvillojë sot me Putinin ka për qëllim zhvillimin e dialogut. Putin duhet të tregojë nëse dëshiron konflikt apo konsultim. Ne jemi të gatshëm për konsultime por për këtë nevojiten dy persona”, tha Le Drian.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies