Fillimi PolitikëJohannes Hahn qëndron për vizitë në Shkup

Johannes Hahn qëndron për vizitë në Shkup

nga Shekulli Agency

Komisioneri i Bashkimit Evropian për Politikën e Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit, Johannes Hahn, sot do të qëndroj për vizitë në Maqedoni për të diskutuar planet e Qeverisë së re për reforma, ndërkohë që pritet të ripërsërisē mbështetjen e Bashkimit Evropian në këtë drejtim, raporton (AA).

Sipas agjendës së paralajmëruar, Han pritet të takohet me kryeministrin Zoran Zaev.

Pas takimit më Zaevin, eurokomesari bashkë me delegacionin e tij do të takohet edhe me një delegacion të Qeverisë të cilit do t’i prijë kryeministri Zoran Zaev në përbërjen e të cilit do të jenë zëvendëskryeministrja dhe ministre e Mbrojtjes, Radmila Shekerinska, zëvendëskryeministri për Integrime Europiane, Bujar Osmani dhe ministri i Jashtëm, Nikolla Dimitrov.

Pas mbajtjes së këtij takimi do të mbahet seanca tematike e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë e cila do ti kushtohet prioriteteve për reforma urgjente për integrimin euro-atlantik, e cila do të ndiqet nga afër nga komisioneri Hahn.

Pas përfundimit të seancës tematike të Qeverisë, është paraparë një konferencë për shtyp e kryeministrit Zaev dhe komisionerit Hahn.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies