Presidenti i Republikës Popullore të Kinës, Xi Jinping, ka deklaruar se “Turqia dhe Kina janë vende në zhvillim dhe me tregje në rritje”, raporton AA.
Në takimin dypalësh dhe atë mes delegacioneve të zhvilluar me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan i cili ndodhet në Pekin në kuadër të një vizite zyrtare, presidenti kinez Jinping ka rikujtuar pjesëmarrjen e dy liderëve në Samitin G20 të zhvilluar në Japoni me shpresën që me rastin e kësaj vizite të zhvillojnë marrëdhëniet.
Ai tha se u kushtojmë rëndësi të madhe bisedimeve të zhvilluara në Pekin. “Turqia dhe Kina janë vende në zhvillim dhe me tregje në rritje. Ne duhet të rrisim besimin e përbashkët strategjik dhe të forcojmë bashkëpunimin dhe koordinimin strategjik. Duhet të mbrojmë me vendosmëri sistemin ndërkombëtar ku në qendër të saj ndodhen sistemi i OKB-së dhe ligji ndërkombëtar, duhet të mbrojmë multilateralizmin dhe drejtësinë ndërkombëtare”, tha Jinping.
Presidenti kinez vuri në dukje se duhet të mbrohet bashkarisht multilateralizmi dhe sistemi i tregëtisë ndërkombëtare të Organizatës Botërore të Tregtisë ku Turqia dhe Kina ndodhen në qendër të saj. “Shpresoj të kem një shkëmbim të thellë të pikëpamjeve mbi çështjet bilaterale, rajonale dhe ndërkombëtare me interesa dhe shqetësime të përbashkëta me presidentin (Erdoğan)”, thotë Jinping.
Në vazhdim ai theksoi rëndësisë e mbrojtjes së interesave të vendeve të tjera në zhvillim. Jinping tha se krahas marrëdhënieve dypalëshe në procesin e ardhshëm janë të gatshëm që të planifikojnë dhe të drejtojnë me palën turke marrëdhëniet strategjike Kinë-Turqi.