Fillimi Politikë“Jemi të hapur për çdo zgjidhje politike aty ku nuk është Haftari”

“Jemi të hapur për çdo zgjidhje politike aty ku nuk është Haftari”

nga Shekulli Agency

Ministri i Mbrojtjes së Libisë, koloneli Salah al-Din Ali Namroush tha se janë të hapur për çdo zgjidhje politike ku nuk është i përfshirë Khalifa Haftari, lideri i forcave të armatosura jolegjitime në lindje të vendit, transmeton (AA).

Në një deklaratë me shkrim të publikuar në faqen zyrtare të ministrisë, Namroush tha se nuk do të pranojnë asnjë dialog ku nuk përfaqësohet operacioni “Burkan Al-Ghadab” që zhvillohet kundër milicëve të Haftarit.

Nemroush tha se janë krenarë nga heroizmat e njësive të operacionit “Burkan Al-Ghadab” dhe se janë të paharrueshëm dëshmorët që sakrifikuan jetët për vendin e tyre dhe të cilët bënë që armiku të shijojë humbjen.

“Jemi të hapur për çdo lloj zgjidhjeje politike ku nuk është palë Khalifa Haftari i cili ka kryer krime lufte, nëse merren në konsideratë masakrat që ai ka kryer dhe shkatërrimet që ka shkaktuar me sulmet e tij kundër Tripolit”, thuhet në deklaratën e ministrisë.

Komandanti i Departamentit të Operacioneve Perëndimore të ushtrisë libiane, Osama al-Juwaili, në një deklaratë të bërë dje bëri të ditur se refuzon marrëveshjen e zv.kryeministrit Ahmed Maiteeq me Khalifa Haftarit, për rifillimin e prodhimit dhe eskportimit të naftës në vend.

Menjëherë pasi Haftari njoftoi të premten se ka rihapur sërish komplekset e naftës, zëdhënësi i milicëve të Haftarit, Ahmed al-Mismari tha se është arritur një marrëveshje me Maiteeq për prodhimin dhe eskportimin e naftës.

Bllokimi i naftës nga Haftari

Rreth 80 për qind e burimeve të hidrokarbureve në Libi, ekonomia e së cilës bazohet pothuajse plotësisht mbi naftën ndodhen në rajonet lindore që janë nën kontrollin e Haftarit.

Haftari e përdor si “një as nën mëngë” naftën kundër qeverisë së Libisë e cila është legjitime në prani të Kombeve të Bashkuara (OKB) ndërsa për të ndërprerë të ardhurat që shkojnë në qeveri ai kah mesi i muajit janar mbylli komplekset dhe fushat e naftës në rajonet që kontrollon.

Sipas të dhënave të institucionit kombëtar të naftës në Libi, për shkak të pengesës ilegale nga Haftari për prodhimin dhe eksportimin e naftës, ekonomia e vendit ka pësuar dëme prej 10 miliardë dollarësh për 8 muaj.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies