Fillimi PolitikëIzraeli në marrëveshjen me EBA nuk do të ndalojë ndërtimin e vendbanimeve

Izraeli në marrëveshjen me EBA nuk do të ndalojë ndërtimin e vendbanimeve

nga Shekulli Agency

Zyrtarët izraelitë theksuan se sipas marrëveshjes për normalizim të nënshkruar me Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA), Tel Avivi nuk është i detyruar të pezullojë ndërtimin e vendbanimeve, transmeton (AA).

Sipas lajmit që Agjencia e Transmetimit Publik të Izraelit (KAN) e bazon mbi zyrtarët, thuhet se ndërtimi i vendbanimeve nuk ka nevojë të pezullohet pas marrëveshjes së nënshkruar për normalizim të marrëdhënieve me EBA-në.

Më tej thuhet se qeveria e Tel Avivit nuk ka marrë ndonjë kërkesë nga SHBA-ja për pezullimin e ndërtimeve të vendbanimeve dhe se Izraeli nuk ka për qëllim të pezullojë ndërtimet e tij.

Në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor që Izraeli i ka okupuar nga viti 1967 ndodhen më shumë se 270 njësi të vendbanimeve ilegale hebreje. Rreth 650 mijë kolonë hebrenj që banojnë në këro rajone vështirësojnë edhe më shumë jetën e palestinezëve që jetojnë nën zgjedhën e okupimit.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies