Fillimi PolitikëHaradinaj merr zyrtarisht detyrën si kryeministër i Kosovës

Haradinaj merr zyrtarisht detyrën si kryeministër i Kosovës

nga Shekulli Agency

Me një ceremoni solemne para Qeverisë së Kosovës, ish-kryeministri Isa Mustafa i dorëzoi detyrën kryministrit të zgjedhur, Ramush Haradinaj.

Me intonimin e himnit shtetëror të Kosovës dhe me parakalimin para gardës ceremoniale të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), ish-kryeministri Isa Mustafa priti kryeministrin e ri të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj.

Pas kësaj ceremonie u zhvillua takimi në mes të ish-kryeministrit Isa Mustafa dhe kryeministrit Ramush Haradinaj në ambientet e kabinetit të kryeministrit ku në këtë rast është bërë edhe pranim-dorëzimi formal i detyrës së kryeministrit të Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Mustafa me këtë rast i ka dorëzuar një përmbledhje të informatave rreth punës të përfundur gjatë kohës sa ishte në këtë detyrë duke uruar të konsolidohen marrëveshjet me misionet financiare ndërkombëtare që i ka nisur qeveria Mustafa.

Ndryshe, kryeministri i zgjedhur Ramush Haradinaj u zgjodh kryeministër me 61 vota më datën 9 shtator 2017. Kabineti i tij përbëhet nga pesë zëvendësministra të cilët janë: Behxhet Pacolli (AKR), Enver Hoxhaj (PDK), Fatmir Limaj (Nisma për Kosovën), Dalibor Jevtiq (Lista Serbe) dhe Dardan Gashi (PDK), ndërsa Bedri Hamza u zgjodh ministër i Financave, Uran Ismajli, ministër i Shëndetësisë, Besim Beqaj ministër i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Dhurata Hoxha ministre e Integrimeve Evropiane, Abelard Tahiri ministër i Drejtësisë, Kujtim Gashi ministër i Kulturës.

Flamur Sefaj ministër i Punëve të Brendshme, Rrustem Berisha, ministër i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Pal Lekaj, ministëri i Infrastrukturës, Skender Reçica ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Bajram Hasani ministër i Tregtisë, Shyqeri Bytyqi ministër i Arsimit, Dalibor Jevtiq ministër për Komunitete dhe Kthim, Ivan Todosijeviq ministër i Pushtetit Lokal, Dardan Gashi ministër i Diasporës, Rasim Demiri ministër i Zhvillimit Rural Rasim Demiri, Mahir Yağcılar ministër i Administratës Publike dhe Nenad Rikalo ministër i Bujqësisë.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies