Fillimi PolitikëFushata zgjedhore në Francë pritet të fokusohet tek debati mbi Islamin

Fushata zgjedhore në Francë pritet të fokusohet tek debati mbi Islamin

nga Shekulli Agency

fra-6464533Me shpalljen e kandidaturës të Marine Le Pen e cila është edhe lidere e partisë radikale të djathtë “Frontit Kombëtar” (FN) tabloja e kandidatëve për zgjedhjet presidenciale në Francë të cilat do të mbahen vitin e ardhshëm sa vjen dhe po bëhet më e qartë. Ndërsa msulimanët që jetojnë në këtë vend pa dyshim janë nga pikat e para të fushatës zgjedhore.

Islami është feja e dytë në Francë me një popullsi prej 5 milionë banorësh. Rrobat e plazhit me mbulesë, shamia, financimi i xhamive dhe integrimi i muslimanëve në Republikën e Francës, janë disa nga temat që pritet të zënë ballinën e fushatës zgjedhore për të gjitha partitë.

Kandidati i mundshëm i djathtë si Nicola Sarkozy dhe kundërshtari i tij François Hollande janë dy liderët që flasin më shumë për problemet me muslimanët. Madje në fjalimet e tyre ata vënë në pah se “Islami është një nga problemet kryesore në vend”.

Një nga liderët e partisë që ndodhet në opozitë në një takim elektoral të titulluar “Universiteti Veror” tha se “Kur flasim për luftën kundër ‘xhematizmit’ (komunitarianizm) nuk mund të lëmë pa përmendur problemet që përjetojmë me Islamin pasi katolikët, protestanët, hebrenjtë dhe budistët nuk përbëjnë rrezik për unitetin e vendit.”

Ndërsa Sarkozy ka bërë një fillim në këtë fushatë elektorale duke prezantuar librin e tij me temë “Çdo gjë për Francën”. Ai është ndër liderët që flet më ashpër ndaj Islamit. Në pjesën që trajton Islamin, ish-Presidenti i Francës thotë: “Duhet të pranojmë një të vërtetë pa u futur në polemikë. Republika e Francës sot nuk ka probleme me të gjitha fetë. Vetëm njëra prej tyre nuk ka treguar përpjekjen e kërkuar për tu integruar në shoqëri.”

Nga ana tjetër radikalja e djathtë Marine Le Pen nuk ka marrë si shenjestër direkt Islamin, por ka përdorur termin “Ekstremistët Islamikë” duke thënë se ajo lufton kundër tyre. Në fjalimet e saj ajo tregon se Islami mund të jetë i integruar me Francën. Në një fjalim të mbajtur në TF1 një javë më parë Le Pen u shpreh: “Unë nuk i kam hapur luftë vetëm një feje. Unë mendoj se veçanërisht një Islam me intelektualë të sekularizuar mund të integrohet në shoqërinë e Francës.”

Ndërsa Presidenti i vendit, François Hollande, përkundër kandidatëve të djathtë del në pah me deklaratat e tij më përqafuese ndaj muslimanëve. Edhe pse ende nuk ka shpallur kandidaturën e tij, gjatë një fjalimi në një aktivitet në një institut preku gjerësisht çështjen e Islamit në Francë. ”Njerëzit mund të pyesin se nëse Islami do të mund të integrohet në një shoqëri ku themelet e laicizmit janë hedhur 100 vite më parë. Për mendimin tim ky integrim është i dukshëm. Pjesa dërrmuese e muslimanëve në vendin tonë këtë na e tregojnë çdo ditë. Laicizmi në Francë nuk besoj së është pengesë për jetesën e Islamit në vend.”

“Muslimanët janë kthyer në një lëndë për vota” 

Drejtori i Qendrës Kërkimore për Muslimanët dhe Botën Arabe (IREMAM), François Burgat tha për gazetarin e AA se “Muslimanët në Francë si kurrë ndonjëherë janë kthyer në një lëndë për votë.”

Politika ndaj muslimanëve në Francë bëhet sipas zgjedhjeve thotë Burgat dhe më pas shton: “Të gjitha deklaratat në lidhje me Islamin dhe muslimanët në politikën e brendshme dhe të jashtme të Francës, mund të vlerësohen vetëm në kontekstin e fushatës zgjedhore.”

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies