Erdogan vizitë në Kazakistan: Përpjekje për forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, duke folur për takimin për Sirinë që do të mbahet më 14 shtator tha se “Samiti në Astana është i rëndësishëm. Punimet paraprake kanë përfunduar. Tashmë këtu do të zhvillohet finalja. Shpresojmë që hapat e hedhur të përfundojnë në Astana. Në këtë mënyrë edhe procesi i Gjenevës do të marrë një drejtim më të lehtë”, raporton (AA).

Presidenti Erdoğan pasi është pritur me një ceremoni zyrtare në rezidencën presidenciale Akorda nga Presidenti i Kazakistanit, Nursultan Nazarbayev, ka kryer një takim kokë më kokë me homologun e tij.

Në një fjalim pas takimit bilateral, Erdoğan është shprehur se “Me të vërtetë është një lumturi e veçantë për ne që ndodhemi në Astana për 25-vjetorin e marrëdhënieve tona dylapëshe. Kazakistanin ne e kemi njohur nga Almati, por aktualisht këtu me Astana-n e ndërtuar Kazakistani është një tjetër. Këtu është një shtëpi e dytë për ne, ku ne e ndjejmë veten si në shtëpinë tonë. Ne çdo ditë përpiqemi për rritjen e marrëdhënieve tona politike, ushtarake, tregtare, kulturore dhe ekonomike.”

Duke vënë në dukje se vëllimi tregtar mes dy vendeve është afërsisht 2 miliardë dollarë Erdoğan tha se “Këtë nuk e konsiderojmë të mjaftueshëm. Vullneti ynë është që ketë rritje me shpejtësi, në 5 miliardë dollarë. Kazakistani dhe Turqia e kanë këtë potencial.”

Presidenti i Kazakistanit Nazarbayev

Ndërsa Presidenti i Kazakistanit, Nazarbayev, duke bërë të ditur se kanë kaluar nëpër periudha të vështira dhe se duhet të kryhen takime më të shpeshta, ai është shprehur se “Në periudhën 25-26 vjeçare që kemi kaluar mes Turqisë dhe Kazakistanit ka patur vetëm marrëdhënie vëllazërore.”

“Aktualisht ka shumë punë që kryhen. Kemi projekte që i kryejmë bashkë. Ka probleme rajonale dhe çështje të tjera. Sot ne mund ti diskutojmë këto”, ka theksuar Nazarbayev, duke vënë në dukje se në takimet e mëparshme kanë diskutuar marrëdhëniet mes dy vendeve.

Pasi ka bërë të ditur se në Samitin e Organizatës së Bashkëpunimit Islamik i cili do të zhvillohet ditën e nesërme do të marrin pjesë afërsisht 70 delegacione nga 57 vende, Nazarbayev tha se në këtë samit do të marrin pjesë së bashku me presidentin Erdoğan.

Ndër të tjera duke rikujtuar se bisedimet për Sirinë në Astana vazhdojnë me propozimin e Presidentit Erdoğan dhe Presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, ai ka shtuar se bisedimet e ardhshme për Sirinë do të zhvillohen më 14 shtator.

Shekulli Agency