Fillimi PolitikëErdogan: Vendimi i SHBA-ve për vizat është shumë zhgënjyes

Erdogan: Vendimi i SHBA-ve për vizat është shumë zhgënjyes

nga Shekulli Agency

Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, duke komentuar vendimin e SHBA-ve për pezullimin e dhënies së vizave për shtetasit turq, theksoi se një hap i tillë është shumë zhgënjyes, raporton (AA).

“Ky vendim para së gjithash është shumë, shumë zhgënjyese. Në fakt, zhgënjyese është se ambasada në Ankara lëshoi këtë vendim dhe urdhëroi zbatimin e tij. Zyrtarët e Ministrisë sonë të Punëve të Jashtme, pasi mësuan për këtë zhvillim të ngjarjeve, kontaktuan me bashkëbiseduesit relevantë në mënyrë që të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme”, tha Erdoğan, pas takimit në Kiev me Presidentin e Ukrainës, Petro Poroshenko.

Ai theksoi se Republika e Turqisë është shtet i sundimit të ligjit dhe jo një fis. “Turqia është një shtet i së drejtës. Nuk jemi fis, nuk jemi shtet fisesh”, tha Erdoğan, duke shtuar se Turqia solli vendimin e njëjtë pasi ambasada e SHBA-ve në Ankara kishte njoftuar se ka pezulluar lëshimin e vizave jo emigruese në të gjitha përfaqësitë diplomatike në Turqi.

Duke vlerësuar marrëdhëniet me Ukrainën, ai theksoi se lidhjet ndërmjet dy vendeve çdo ditë po bëhen gjithnjë e më të forta. “Marrëdhëniet tona me Ukrainën, partnerin tonë miqësor dhe strategjik, çdo ditë e më shumë zhvillohen dhe intensifikohen. Marrëdhëniet tona me siguri se zhvillohen në frymën e miqësisë, solidaritetit dhe bashkëpunimit”, tha Erdoğan.

Presidenti i Turqisë qëndroi për vizitë në Kiev, ku pastaj udhëtoi për Serbi.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies