Fillimi PolitikëErdogan: Qasja e BE-së ndaj Turqisë së fundmi është larg të qenit konsturktive

Erdogan: Qasja e BE-së ndaj Turqisë së fundmi është larg të qenit konsturktive

nga Shekulli Agency

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, kritikoi Bashkimin Evropian (BE) për qëndrimin ndaj Turqisë, duke thënë se ky qëndrim është “larg nga të qenit konstruktiv”.

“Kohët e fundit, qëndrimi i BE-së ndaj vendit tonë është larg nga të qenit konstruktiv”, tha Erdogan në një konferencë shtypi në Budapest, kryeqytetin e Hungarisë, së bashku me kryeministrin hungarez Viktor Orban.

Erdogan tha se çështjet bilaterale të disa vendeve anëtare të BE-së me nuk duhet të mbajnë peng marrëdhëniet midis Ankarasë dhe BE-së.

Komentet e presidentit turk erdhën pas takimit të katërt të Këshillit të Bashkëpunimit Strategjik të Nivelit të Lartë Turqi-Hungari.

“Është e nevojshme të konceptohet në mënyrë të duhur vlera të cilën anëtarësimi i plotë i Turqisë do t‘i shtojë BE-së”, theksoi Erdogan.

Erdogan përsëriti se Turqia strehon katër milionë refugjatë dhe “një numër i konsiderueshëm” prej tyre “mund të migrojnë, veçanërisht në Evropë”.

Presidenti Erdogan tha se Turqia do të vazhdojë të strehojë popullin sirian, me ose pa mbështetjen e BE-së.

Megjithatë, tha ai, Turqia do të detyrohet t’i hapë dyert nëse nuk mund të menaxhojë çështjen.

Në fjalën e tij, Erdogan po ashtu tha se kryeterroristi i YPG/PKK-së, Mazloum Kobani, nuk asnjë dallim nga kreu i vrarë i organizatës terroriste DEASH, Abu Bakr al-Baghdadi.

Orban, nga ana tjetër, tha se nuk është e mundur të ndalohet fluksi i migracionit në Evropë pa Turqinë.

Ai tha se Turqia duhet të mbështetet në përpjekjet e saj për kthimin e refugjatëve në vendlindjen e tyre.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies