Fillimi PolitikëErdogan: Evropa nuk lejon tubimet e AK Partisë ndërsa lejon tubimet terroriste

Erdogan: Evropa nuk lejon tubimet e AK Partisë ndërsa lejon tubimet terroriste

nga Shekulli Agency

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan kritikoi sot vendet evropiane të cilat nuk lejuan tubimet e AK Partisë ndërsa në të njëjtën kohë lejuan terroristët të mbajnë tubime nëpër sheshet evropiane. Erdoğan tha se Bosnjë e Hercegovina i dha leksion Evropës.

“Vendet që lejojnë terroristët e PKK, YPG, PYD, HDP të mbajnë tubime nëpër sheshet evropiane dhe nuk lejojnë Partinë AK, mbyllin sallat. Doni apo nuk doni, Bosnjë e Hercegovina ju dha një leksion të mirë. Aktualisht jemi në Erzurum, kjo ju mjafton”, ka thënë Erdoğan.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies