Fillimi PolitikëErdogan dhe Putin zhvillojnë bisedë telefonike

Erdogan dhe Putin zhvillojnë bisedë telefonike

nga Shekulli Agency

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan zhvilloi një bisedë telefonike me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.

Erdogan dhe Putin në bisedën e tyre telefonike kanë diskutuar për zhvillimet lidhur me çështjen e Sirisë dhe kanë konfirmuar angazhimin për Marrëveshjen e Soçit të nënshkruar më 22 tetor, thuhet në një deklaratë nga Kryesia e komunikimeve të Presidencës turke.

Ndër të tjera në bisedë theksohet se është biseduar edhe për zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe hapat që do të hidhen për rritjen e vëllimit tregtar.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies