Fillimi PolitikëErdogan dhe Putin bisedojnë për çështjen e Idlibit

Erdogan dhe Putin bisedojnë për çështjen e Idlibit

nga Shekulli Agency

Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan dhe presidenti i Rusisë Vladimir Putin biseduan lidhur me çështjen e Idlibit.

Sipas një deklarate me shkrim nga rezidenca e Kremlinit njoftohet se Putin dhe Erdogan zhvilluan në bisedë telefonike ku diskutuan për zbatimin e marrëveshjes së arritur me 5 mars mes Rusisë dhe Turqisë.

Në bisedën mes Putin dhe Erdogan u theksua se është mirëpritur ulja e ndjeshme e tensionit në rajonin e deeskalimt Idlib të Sirisë.

Në bisedë ndër të tjera u nënvizua sigurimi në mënyrë të qëndrueshme i armëpushimit dhe rëndësia e vazhdimit të bashkëpunimit të ngushtë nëpërmjet ministrive të mbrojtjes së Rusisë dhe Turqisë me qëllimin për ta bërë më të qëndrueshëm situatën.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies