Fillimi PolitikëDrejtimi i Francës nga Macron është nën ndikimin e ish-presidentit Sarkozy

Drejtimi i Francës nga Macron është nën ndikimin e ish-presidentit Sarkozy

nga Shekulli Agency

Presidenti francez, Emmanuel Macron, për sa i përket emërimit të ministrave dhe menaxhimit të krizës është nën ndikimin e ish-presidentit të Francës, Nicolas Sarkozy.

Siç pretendon gazeta “Le Figaro”, Macron shpesh këshillohet me Sarkozy dhe tregon se Sarkozy deklaroi se ai nuk i jep rekomandime Macronit, por i tregon si do të vepronte po të ishte në vendin e tij.

“Nuk do të bëja asgjë që do të thellonte krizën në Francë”, tha Sarkozy, i cili paralajmëroi Macronin se francezët nuk do të jenë të kënaqur me reformën e sistemit pensional.

Lajmet e publikuara në “Le Figaro” theksojnë se kryeministri Jean Castex, ministri i Punëve të Brendshme, Gerald Darmanin, ministrja e Mjedisit, Roselyne Bachelot dhe ministri i Drejtësisë, Eric Dupond-Moretti, janë emëruar me ndikimin e ish-presidentit Sarkozy.

Një deputet republikan (LR) thuhet të ketë deklaruar se Macron i beson Sarkozy-t.

“Kjo për Sarkozy nuk është pengesë. Bëhet fjalë për besim të ndërsjellë”, tha deputeti i LR-së.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies