Fillimi PolitikëÇavusoglu: Turqia nuk zgjedh ndërmjet Rusisë dhe SHBA, por ndërton marrëdhënie me ta

Çavusoglu: Turqia nuk zgjedh ndërmjet Rusisë dhe SHBA, por ndërton marrëdhënie me ta

nga Shekulli Agency

Shefi i diplomacisë turke Mevlüt Çavuşoğlu deklaroi se Turqia nuk është në një pozicion për të zgjedhur mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) dhe Rusisë, por për të mbajtur marrëdhënie të balancuar me të dyja vendet, raporton (AA).

Turqia mbështeti sulmet e fundit mbi bazën ajrore të ushtrisë siriane në Homs nga e cila fluturuan avionët të cilët të martën me armë kimike sulmuan civilët në Idlib, ndërsa Çavuşoğlu, gjatë vizitës së sotme në Antalia ka thënë se kjo mbështetje nuk do të thotë se Turqia zë një pozicion në relacionin midis SHBA dhe Rusisë.

Ai shtoi se Turqia zhvillon marrëdhënie edhe me Rusinë edhe me SHBA-të dhe se atyre haptazi u tregon për gabimet që bëjnë.

Duke kujtuar se forcat besnike të regjimit të presidentit sirian Bashar al-Asad janë përgjegjës për krimet më të rënda në të kaluarën më shumë se gjashtë vite të luftës siriane, Çavuşoğlu tha se këto forca kanë shkelur armëpushimin dhe vitin e kaluar ranë dakord për një armëpushim, për të cilën Ankaraja zyrtare ka paralajmëruar vazhdimisht Rusinë dhe Iranin si garantues të armëpushimit nga regjimi sirian.

“Nuk është bërë ajo që duhej dhe forcat e regjimit kanë vazhduar të vrasin njerëz në Siri. Në kohët e fundit disa vende, përfshirë edhe SHBA-të filluan të flasin se si populli i Sirisë të vendosë mbi të ardhmen politike të Asadit. Kjo në mënyrë shtesë inkurajoi Asadin sepse nisi një fushatë për të eliminuar të gjitha palët tjera nga skena siriane dhe për të mbetur e vetmja zgjidhje. Tentimi për legjitimizimin e regjimit i cili ka shkaktuar aq krime lufte vetëm mund të inkurajojë forcat e tilla të shkaktojnë gjakderdhje të re”, tha Çavuşoğlu.

Duke vënë në dukje se disa parti që mbështesin Asadin duan të paraqesin se në Siri ka vetëm një zgjedhje në mes të Asadit dhe terroristëve të DEASH-it, Çavuşoğlu tha se kjo është pasqyrë joreale dhe është e pamundur të zgjedhin midis dy djajve.

Ai tha se nuk është e mjaftueshme për të kryer një sulm mbi pozicionet e forcave të regjimit, por duhet të ngrihet një proces konkret i tranzicionit politik dhe largimin e regjimit nga skena në Siri.

“Një zgjidhje politike është e mirë dhe ne kurrë nuk kemi thënë se duhet një zgjidhje ushtarake, por për ardhjen e qeverisë së tranzicionit në vend të regjimit të Asadit, e tërë bota duhet të bëjë presion konkret”, ka thënë Çavuşoğlu.

Duke komentuar veprimin e grupit të YPG-së në veri të Sirisë, krahu sirian i organizatës terroriste PKK, Çavuşoğlu tha se është e qartë se SHBA dhe Rusia aktualisht mbështesin këtë grup.

“Rusia dhe SHBA-të tani janë duke garuar për dominim mbi YPG-në. Ky garim nuk i ofron kurrfarë përfitimesh Sirisë apo rajonit. Hapur shprehim pikëpamjet tona. Ne i pyesim ata përse ju mbështesni terroristët e YPG-së, dhe të dyja palët përgjigjen se kanë frikë të lëshojnë të shkojë në anën tjetër. Është e papranueshme që dy superfuqitë garojnë për bashkëpunim me një grup terrorist”, përfundoi Çavuşoğlu.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies