Çavusoglu: “Pas 16 prillit Bashkimit Evropian do t’i paraqesim propozimin tonë të fundit. Do të bisedojmë rreth asaj se si do të vazhdojmë bashkëpunimin tonë në periudhën e ardhshme”…
Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Turqisë Mevlüt Çavusoğlu, sot në Antalya deklaroi se vendi i tij pas referendumit më 16 prill do t’i paraqesë propozimin e fundit Bashkimit Evropian.
“Pas 16 prillit Bashkimit Evropian do t’i paraqesim propozimin tonë të fundit. Do të bisedojmë rreth asaj se si do të vazhdojmë bashkëpunimin tonë në periudhën e ardhshme. Ne duam që me BE të zgjedhim problemin e vizave. Duhet të kemi regjim pa viza. Kjo është pjesë e marrëveshjes sonë të fundit që kemi nënshkruar”, tha Çavusoğlu.
Ai ka komentuar edhe rreth çështjes së Qipros dhe tha se Turqia investon përpjekje të sinqerta për zgjidhjen e problemit.
“Posaçërisht në periudhën e zgjedhjeve, shohim se nga pala tjetër nuk ka asnjë përpjekje serioze. Ne i konsiderojmë të gabuara hapat e njëanshme të palës greke, kur është fjala për rezervat e gazit natyror dhe naftës rreth Qipros. Duke patur parasysh se pavarësisht paralajmërimeve tona nuk janë bërë hapa prapa, do të pasojnë hapa konkrete të Turqisë”, tha Çavusoğlu.
Kreu i diplomacisë turke paralajmëroi vizitën e delegacionit turk në Moskë javën e ardhshme, të udhëhequr nga zëvendës kryeministri Mehmet Şimsek.
“Ne do të ulemi dhe do të flasim me kolegët rusë, shpresojmë në arritjen e marrëveshjeve që do të heqim të gjitha pengesat që janë para nesh”, ka thënë ministri Çavusoğlu.