Fillimi PolitikëBritania, Franca dhe Gjermania mbështesin marrëveshjen bërthamore me Iranin

Britania, Franca dhe Gjermania mbështesin marrëveshjen bërthamore me Iranin

nga Shekulli Agency

Kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May, Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel dhe presidenti i Francës Emmanuel Macron me një deklaratë të përbashkët shprehën vendosmërinë e tyre në mbështetje të marrëveshjes.

Në një deklaratë nga zyra e tre liderëve thuhet se “Si liderë të këtyre tre shteteve i kushtojmë vëmendje qëndrimit të presidentit të SHBA-ve Donald Trump për moskonfirmimin e marrëveshjes bërthamore me Iranin dhe shprehim shqetësimet për pasojat e mundshme të këtij vendimi”.

Në deklaratë theksohet vendosmëria për zbatimin e planit të përbashkët të veprimit (JCPOA) nga të gjitha palët dhe se kjo shërben për interesat e përbashkëta të sigurisë kombëtare.

Më tej potencohet vendosmëria e liderëve për vazhdimin e marrëveshjes bërthamore me Iranin.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies