Fillimi PolitikëBritani, pengesë e re për Brexit pa marrëveshje

Britani, pengesë e re për Brexit pa marrëveshje

nga Shekulli Agency

Parlamenti i Britanisë ka miratuar ndryshimet që kanë për qëllim të parandalojnë qeverinë për t’u larguar nga Bashkimi Evropian (BE) pa një marrëveshje.

Ndryshimet e ligjit të propozuar nga partia opozitare për të penguar Brexit-in pa marrëveshje u miratuan me 303 vota pro dhe 296 kundër.

Sipas ndryshimit të ligjit në fjalë, Qeveria e Britanisë, fondet buxhetore, të cilat do të ndahen në fazën përgatitore për skenarin e mundur të Brexit-it pa marrëveshje, nuk do të mund t’i përdorë pa miratimin e parlamentit.

Qeveria e kryeministres britanike, Theresa May, me këtë pësoi një disfatë në parlament pasi që deputetët që e kundërshtojnë daljen nga BE-ja pa marrëveshje në këtë mënyrë vendosën një pengesë të re për këtë formë të largimit nga BE.

“Ky votim është një hap i rëndësishëm për të parandaluar daljen pa marrëveshje. Kjo tregon se nuk ka pakicë në parlament, në kabinet apo në vend që të largohemi nga BE-ja pa një marrëveshje”, tha kreu i opozitës, Jeremy Corbyn.

Ndryshimet ligjore janë miratuar vetëm disa ditë para një votim kyç nëse do të pranohet marrëveshja e Brexit-it të negociuar nga May me BE-në.

Më pak se tre muaj para largimit të Britanisë së Madhe nga BE-ja, kryeministrja May me të gjitha forcat përpiqet të përfitojë mbështetje për marrëveshjen e saj me Brukselin.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies