Fillimi PolitikëBiden i shqetësuar për afrimin e administratës së Trumpit me Putinin

Biden i shqetësuar për afrimin e administratës së Trumpit me Putinin

nga Shekulli Agency

Biden në fjalimin para gazetarëve në Kongresin amerikan tha se afrimin e administratës së Trumpit me Putinin e konsideron “ngjarje shqetësuese”

Ish Zëvendëspresidenti i SHBA-ve, Joe Biden, ka shprehur shqetësimin për shkak të afrimit të administratës amerikane të presidentit Donald Trump me presidentin rus Vlladimir Putin.

Biden në fjalimin para gazetarëve në Kongresin amerikan tha se afrimin e administratës së Trumpit me Putinin e konsideron “ngjarje shqetësuese”.

“Fakti se ky afrim me Putinin ende zgjat është diçka shqetësuese”, tha Biden.

Ai kritikoi edhe vendimin e Rex Tillerson, Sekretarin amerikan të Shtetit, që të mos marrë pjesë në takimin e NATO-s dhe më pas të vizitojë Moskën.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies