Fillimi PolitikëBiden e quan Zelenskyy-n e Ukrainës “presidenti Putin”

Biden e quan Zelenskyy-n e Ukrainës “presidenti Putin”

nga Shekulli Agency

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, gabimisht iu referua presidentit ukrainas, Volodymyr Zelenskyy-t, si “presidenti Putin” gjatë një konference për media mbrëmë, raporton Anadolu.

“Dua t’ia kaloj presidentit të Ukrainës, i cili ka aq guxim sa ka edhe vendosmëri. Zonja dhe zotërinj, presidenti Putin”, tha Biden.

“Jam shumë i fokusuar në mposhtjen e Putinit, duhet të shqetësohemi për të”, shtoi Biden duke u korrigjuar menjëherë pas gabimit.

Gafa e fundit erdhi mes diskutimeve të vazhdueshme për shëndetin mendor të presidentit Biden dhe aftësisë së tij për të shërbyer një mandat tjetër, me thirrjet për tërheqjen e tij nga gara presidenciale pas performancës së tij të dobët gjatë debatit të parë presidencial kundër Donald Trumpit në fund të muajit qershor.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies