BE: Rusia nuk duhet të ftohet në G7

Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, theksoi se ende vazhdojnë arsyet e heqjes së Rusisë nga G7 në vitin 2014.

Tusk, në deklaratën për gazetarët, para samitit të G7 në qytetin Biarritz në jugperëndim të Francës, theksoi se samiti është një test i rëndësishëm në aspektin e “solidarizimit dhe bashkimit” në një periudhë kur vazhdojnë luftërat tregtare mes vendeve.

“Luftërat tregtare sjellin recesion ekonomik”, paralajmëroi Tusk, duke potencuar se luftërat në fjalë do të dëmtojnë edhe mjedisin e besimit.

– “Rusia nuk duhet të ftohet në G7”

“Ende vazhdojnë arsyet e heqjes së Rusisë nga G7 në vitin 2014. Madje u shtuan edhe arsye si provokime të reja të Rusisë si ato në Azov”, u shpreh ai në lidhje me riftesën për Rusisë në Samitin e G7.

Ai vlerësoi se Rusia “nuk është duke udhëtuar në rrugëtimin e respektimit të demokracisë, sundimit të ligjit dhe të drejtave të njeriut”. Tusk shtoi se vitin e ardhshëm ai do të mundohet që të bind homologët që në vend të Rusisë të ftohet Rusia.

– “Largimi pa marrëveshje është e papranueshme”

Presidenti i Këshillit Evropian, Tusk, tha se nesër do të takohet edhe me kryeministrin e Britanisë së Madhe, Boris Johnson, në margjinat e samitit G7, duke theksuar se është i hapur për çdo lloj bashkëpunimi dhe shkëmbim mendimesh në lidhje me largimin nga unioni (Brexit).

Shekulli Agency