Fillimi PolitikëBE e cilëson si kushtetues vendimin e Madridit ndaj Katalonjës

BE e cilëson si kushtetues vendimin e Madridit ndaj Katalonjës

nga Shekulli Agency

Bashkimi Evropian (BE) e ka cilësuar si kushtetues vendimin e qeverisë së Spanjës për ta shfuqizuar qeverinë autonome të Katalonjës.

“Ne gjithnjë kemi thënë se e respektojnë Kushtetutën e Spanjës dhe rregullimin ligjor të saj. Ky hap duket në përputhje të plotë me kushtetutën”, tha kryezëdhënësi i Komisionit Evropian, Margaritis Schinas, në konferencën ditore për media.

Ndryshe, qeveria spanjolle më 21 tetor shfuqizoi qeverinë autonome të Katalonjës sipas nenit 155 të kushtetutës dhe mori vendimin për të shkuar në zgjedhje të parakohshme brenda gjashtë muajve, duke e dërguar këtë vendim për votim në Senat.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies