BDI dhe PDSH kanë arritur marrëveshje formale ndërmes këtyre dy partive për zgjedhjen lokale në rrethin e dytë, por pas koalicionimit të rivalëve të tyre ASH-BESA këto dy parti do të ndihmohen njëra me tjetrën në komunat atje ku kanë nevojë, theksojnë informacione nga zyrtarë të lartë në BDI.
Sipas tyre të dyja partitë kanë interes që të ndihmohen në Tetovë dhe Studeniçan ku kandidatët aktual të BDI-së dhe PDSH-së për një mandat tjetër Teuta Arifi dhe Azem Sadiku ku morrën më shumë vota në rrethin e parë por megjithatë në rrethin e dytë do të përballen me Billal Kasamin dhe Rexhep Memedin.