Pyetja që më së shumti mbrëmë dhe sot qarkullon nëpër rrjetet sociale ju parashtrohet tetovarëve dhe shkupjanëve. E veçanërisht më e drejtpërdrejtë është pyetja ndaj aktivistëve të BDI-së dhe LR-PDSH-së nga këto dy qytete.
Për herë të parë, dy qytetet të cilat njihen si qendra të shqiptarëve në Maqedoni, kanë ngelur vetëm me nga një funksionar në Qeveri, nga 2,3 e deri më 4 sa kanë pasur në të kaluarën. Ky përfaqësim në Qeveritë e kaluara ka qenë për shkak të rolit dhe rëndësisë që kanë në proceset kombëtare dhe politike, si dhe të numrit të madh të votuesve që sjellin dy qytetet.
Në Tetovë dhe Shkup, partitë shqiptare fitojnë numrin më të madh të votuesve. Dëshpërim më të madh ka shkaktuar LR-PDSH, e cila përçau PDSH-në dhe mori një elektorat të mirë nga kjo parti e cila edhe selinë qendrore e ka në Tetovë. Shkupi tani ka ngelur vetëm me një zv kryeministër, atë për eurointegrime ku është nominuar Bujar Osmani, ndërsa Tetova do të përfaqësohet me Azbi Likën, zv kryeministër për komunitete.
Nga ana tjetër Gostivari ka numrin më të madh të funksionarëve. BDI a dy funksionarë nga Gostivari, kryetarin e Kuvendit Talat Xhaferi dhe ministrin e drejtësisë Bylent Hiseni. Ndërsa LR-PDSH apo Aleanca për Shqiptarët ka gjithsej dy funksionarë në Qeveri dhe që të dy i ka nga Gostivari, Arben Taravarin ministër i drejtësisë dhe Vesel Memedi, ministër i pushtetit lokal. Pas Gostivarit, qytete më të përfaqësuara në Qeverin vijnë Kërçova, Struga, etj.