Fillimi PolitikëBarbados njeh zyrtarisht Palestinën si shtet

Barbados njeh zyrtarisht Palestinën si shtet

nga Shekulli Agency

Barbados ka njoftuar vendimin e tij për të njohur zyrtarisht Palestinën si shtet, duke u bërë anëtari i 11-të i Komunitetit të Karaibeve (CARICOM) që njeh shtetin palestinez, transmeton Anadolu.

“Si mund të themi se duam një zgjidhje me dy shtete nëse nuk e njohim Palestinën si shtet”, tha ministri i Punëve të Jashtme, Kerrie Symmonds.

Ai po ashtu tha se vendimi nuk ndikon në marrëdhëniet e Barbados me Izraelin. Ai theksoi se kombi ishull në OKB gjithmonë ka mbajtur qëndrimin se duhet të ketë një zgjidhje me dy shtete.

Megjithatë, Symmonds kritikoi faktin se Barbados nuk e ka njohur Palestinën deri më tani.

“Unë mendoj, një gabim që e kemi bërë ndër vite dhe ta korrigjojmë atë. Dhe tani, ne zyrtarisht i kemi zgjatur dorën Shtetin të Palestinës për të sinjalizuar synimin tonë për ta njohur zyrtarisht atë si shtet”, theksoi Symmonds.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies