Lëvizja Besa është partia e parë në kampin politik shqiptar me 8 për qind, kurse BDI e dyta me 4.4. për qind.
Rezultate të këtilla i ka dhënë sondazhi i Tv Telma dhe MCMS i realizuar përmes telefonit nga “M-Prospekt” në periudhën prej 27 qershor deri më 3 korrik në grupin prej 1.000 të anketuarve. Sipas kësaj ankete LR PDSH dhe PDSH kanë rejting prej 1.7 për qind.
Në nivel shtetëror anketa e nxjerr në vend të parë LSDM-në me 23 për qind, tani me dallim prej 4 për qind në krahasim me VMRO-DPMNE-në, e cila ka rënë në 19 për qind.
Radhitja e Lëvizjes Besa në pozitën e parë dhe rënia e BDI-së nën 5 për qind ka shqetësuar lobin homoseksual, i cili fuqimisht përkrah BDI-në. Merret vesh se përfaqësuesit e këtij lobi janë duke bë presion të fuqishëm që të mos publikohen rezultatet e kësaj ankete, ose ato të ndryshohen dhe të nxjerrin BDI-në në vend të parë. Në këtë mënyrë lobi homoseksual mundohet t’i hakmerret Lëvizjes Besa e cila fuqimisht kundërshtoi propozimin e deputetit të BDI-së për legalizim të martesave homoseksuale.