Fillimi Poezi/Letërsi(Poezi) Stambolli ëndërrsjellës

(Poezi) Stambolli ëndërrsjellës

nga Shekulli Agency

Nga: Ermal BEGA

Stambolli ëndërrsjellës

Pranë detit dhe aeroportit

Stamboll, i mahnitshëm qytet

i mrekullueshëm dukesh natën

si një kurorë për mbretëreshë

Sonte në mbrëmje

vizitova një pjesë të re të qytetit

nuk e dija se çfarë më priste atje

mendova se ishte thjesht një ndërrim ambienti

Ai vend më qetësoi shpirtin

ishte një natë e qetë dhe plot bereqet

në qytetin magjiplotë

që plot sulltanë, mbretër dhe njerëz ka sjellë e ka përcjellë

Disa mendime më erdhën në kokë

në një moment, nga vitet e shkuara

solla ndërmend nga jeta ime

disa nga kujtimet më të bukura

Faleminderit prej kushëririt tim

Omerit dhe familjes së tij

të cilët më sollën në atë vend me peizazh magjepsës

ku solla ndërmend kujtime të shijuara dikur

Do të vij sërish të vizitoj të njëjtin vend

si dhe Stambollin e sulltanëve të dikurshëm

për të qetësuar mendjen dhe shpirtin tim

me kujtimet e mia në mendje lundrueshëm

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies