Fillimi Poezi/LetërsiPoezi nga poetja: Xhevrije Kurteshi Nimani

Poezi nga poetja: Xhevrije Kurteshi Nimani

nga Shekulli Agency

ZOG SHTEGTAR

Nga po shkon ti zog shtegtar,
Nga ti vallë ke marrë rrugë,
Më trego ku do të ndalesh,
Një pushim ku do ta bësh.

Tregom të lutem zogi im,
Të ta jap një porosi,
Ndoshta ndalesh ti dikun,
Në një hije për pushim.

Ndër njerëzim përgjegjjen se gjeta,
Pse të burgosur po na mbajnë,
Shpesh pyes veten pse kështu,
Duke pritur gjithmonë lirinë tonë.

Jam prangosur në mes europes,
Ku ka rregulla e liri,
Po nuk di pse mua s’më shofin,
Apo bëhen se nuk e din.

Ti më je shpresa e momentit,
Të bëhem erë e të vi pas teje,
Kam një mall për të nipër e mbesa,
Nuk mund të shkoj ti vizitoj pa patur vizë.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies