
ATY TEK RRUGA
Më pritë tek dera e oborrit
Mund të të vijë në çdo kohë,
Jo fizikisht tani s’eshte e mundur
Por prap se prap një ditë do te vi.
Ty do të gjej tu e sodisë rrugën
Kokën kthyer andej nga vi unë,
E zemrën tënde e ndjej fort
Si rrah ashtu me shpejtesi.
Por, dhe unë nuk jam e qetë
Mendja me rri vetëm tek ti,
I mbylli sytë e të ëndrroj të tërin
Duke mu hedhur në përqafim.
E ve kokën tek zemra jote
Ta ndjej ngrohtesinë e trupit tënd,
E ti ngadalë më pëshpërit
Sa gjatë të prita o shpirti im.
Kur e ngrisë kokën e të shoh në sy
I gjithë trupi më ndizet flakë,
E buzët tona aq të etura
Bëhen një e shërojnë plagë.