GOTË E THYER
Vrapova
Rrugës Ku s’kishte trotuar
Këmbë zbathur me fustan të bardhë
Vrapova si e marrë
Lirinë
Ta takoj
Liria zojë e rënd
Mbi fatin Tim
Ngre Dolli
Me disa korba të zi
E njëjta pije u pi
E njëjta gotë u thye
Si sot si atëherë.
SYRI I DASHURISË
Syri dashurisë i shikon të metat dobët,
Ndërsa syri i urrejtjes të mirat i bën të këqija.
Sikur mos të shikonim me syrin e armiqësisë
Të këqijat që thanë do t’i bënin të mira.
Fukara
Fukara o fukara
Shitma torbën me para
Të kaloj andej nga ke rrugëtuar
E të ndjej a je lënduar
Të kanë fal apo të kanë mallkuar
Lëmosh ti kur ke kërkuar
A të than ik prej shtëpisë
Mos e shkel parkun e kohërave të fëmijërisë
Mos i prek kolltuqet e zotërisë
Se aty ulet elita shoqërisë
FUKARA
Sa vite shkollë jeta t’i dha
A mësove ti prej vetes
Prej së mirës dhe së keqes
A mësove dicka
Ndërgjegja nuk blihet me para
Fukara
Torba vrima – vrima seç u bë
Jo prej lëmoshës së zotërisë
Por prej mërzisë
E prej shqelmave të shoqërisë
Fukara eh, fukara
Mbaje thesin me çka ka
Nuk të duhet pasuria
Nëse aty s’është mirësia.
SYTE E TU
Syte e tu
Ata sy kurrë më si kam parë
Ishin sy plotë dashuri
Që nga dita e parë
Të kërkova edhe sot
Nuk të gjeta askund
Fluturova si pulëbardhë
Përmbi det e lum
Doja vetëm të të thosha
Çfarë kishte zemra jote
Falte çdo gabim
Ushqente dashuri mot për mote
S’dua asgjë vetes t’i them
Edhe nëse flas
Ti nuk dëgjon
E zemrën se ngushton
Si e ngushtove ti një ditë
Rinisë i vune prit
Sytë e tu ka vite si kam parë
Për ata sy
Shpirti im ka shumë mall.
AJO
Në një dhomë plotë ëndërra vajzërie
Një vajzë rri shtrirë
Ngre kokën ngadalë
Dëshiron të thotë ca fjalë
Po nuk ngrihet dot
E lënduar nënës i thotë
Nënë
A kam ndryshuar
Dhimbja më ka shkatërruar
Po më bien flokët
Flokët e mia të gjata
Mi këputi nata
Dhimbja nuk më kalon dot
DUA TË FLEJË SOT
Gjumi nuk më zë kur kotem sikur jam mbi re
Një ëndërr me përsëritet tash e ca kohë
Sikur vallëzoj e veshur në të bardha
Fluturoj sikur pulëbardha
Vajza sërish në gjumë u kot
Nëna filloj të qaj me lot
Vajza kur u zgjua filloj të tregoj
Pash në ëndërr kur fluturoja filloj një stuhi
Më preku ballin si me magji
Ca pika uji më ranë mbi sy një zë nga larg më zgjoi
Zgjohu e vogla e nënës nëna është me ty
Të mbështjelli nëna në gji të shëroj me dashuri
Vajza e lodhur u ngrit nga shtrati ngadalë
Pa motrën
Motër të lutem më thuaj a kam ndryshuar
Motra seç përplasi veten mes fytit e tërbuar
Mes lotit të pa pushuar
Motra u përgjigj e mbërthyer në vaj Kush ka pyetur për ty.
AI DJALI
Si eshte zana e malit
Malli i ketij djalit
Dashuria ime je ti
Ke lindur per mua mos ik
Vajza si ne buzeqeshje ra me sy te perlotur tha
Mbylleni deren dua te pushoj
Mos keni frik nuk ju lendoj
Me dashurit e medha dua te jetoj .
DHIMBJA
Dhimbja eshte plage
Sheroje
Dhimbja eshte frike
Afroje
Dhimbja eshte lot
Ndaloje
Dhimbja eshte erresire
Ndricoje
Dhimbja eshte e ftofte
Perqafoje.
GOTË E THYER
Vrapova
Rruges Ku s’kishte trotuar
Kembe zbathur me fustan te bardhe
Vrapova si e marre
Lirine
Ta takoj
Liria zoje e rend
Mbi fatin Tim
Ngre Dolli
Me disa korba te zi
E njejta pije u pi
E njejta gote u thye
Si sot si atehere.
