Fillimi Poezi/LetërsiF T E S Ë/ Klubi i Shkrimtarëve “OENEUM” – Tetovë, ju fton të merrni pjesë në Manifestimin letrar – poetik

F T E S Ë/ Klubi i Shkrimtarëve “OENEUM” – Tetovë, ju fton të merrni pjesë në Manifestimin letrar – poetik

nga Shekulli Agency

Ejani ta festojmë së bashku 7 Marsin – Ditën e Mësuesit / Ditën e Shkollës Shqipe!

Të nderuar miq, krijues, intelektualë, studentë e arsimdashës!
Klubi i Shkrimtarëve “OENEUM” – Tetovë, ju fton në Manifestimin letrar – poetik, që do të mbahet për nder të 7 Marsit – Ditës së Mësuesit/Ditës së Shkollës Shqipe!
Në mbrëmjen letrare-poetike parashihen:
Referat kushtuar 7 Marsit;
Ndarja e Çmimit “Oeneum” familjes së mësuesve të parë në Tetovë, për kontributin në lëmin e arsimit dhe kulturës;
Ndarja e Mirënjohjeve disa personaliteteve të kulturës, si dhe për përkrahjen dhe kontributin ndaj Klubit “Oeneum”;
Recital;
Intrepretime muzikore në violinë dhe piano;
Orë poetike nga anëtarët/poetë të Klubit “Oeneum”.

Manifestimi do të mbahet më 6 mars 2017, në ora: 19:00, në sallën e vogël të Universitetit të Tetovës, në Pallatin e Kulturës.

Pjesëmarrja është e hapur dhe prania juaj do ta begatojë këtë mbrëmje!
Me respekt: Kryesia e Klubit të Shkrimtarëve “Oeneum”!

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies