Fillimi Poezi/LetërsiCikël poetik nga: Xhevrije Kurteshi Nimani

Cikël poetik nga: Xhevrije Kurteshi Nimani

nga Shekulli Agency

 

PERLË NATE

As vapa e gushtit nuk të ndalon
Nga mendja kujtimin
Për të bukurën More.

Në sytë e shqipeve shohim
Dhimbjen e dashurisë për tokën
Dhe urrejtje në zemrrat e tyre
Për mëkatarët e kohës.

Mjafton të përmendet vetëm titulli i kënges
”O e bukura More”
Dhe para syve të dalin njerëz të pafajshëm
Historia e dhimshme e largimit nga trojet etnike.

Sa i duam kujtmet
Të mira apo të këqija qofshin ato
Ti mbajmë si relikt muzeu të zemrës.

Sepse na bëjnë të ndjehemi sa të mallëngjyeshëm
Po aq dhe krenar se dashuria e mëmëdheut
Dhe e vashave të bukura e syshkruara
Nuk vdes kurrë kudo.

 

ZEMËR ARTË

Rastësisht ndodhi
Lindje e një Dite të Re
E bekuar me vesën
E mëngjeseve.

Rastësisht e mbushur
Më frymën ëngjullore
Tik-taket e zemrës
Krijojnë të bukurën melodi.

Zemër artë, fjala merr udhë
Nata lahet në qetësinë e yjeve
Dita e re fillon gëzueshëm
Lumturisë i hapet shtegu.

 

UNË DHE DIELLI

Unë dhe dielli i vjeshtës
Të dy në kërkim
Unë e kërkoj vargun
E ai ditën për ndriqim.

Rrezet e ti të arta
Ndriqojnë e ngrohin globin
Edhe në këto ditë të vjeshtës
Kur të barabarta janë dita e nata.

Unë dhe dielli
Gjejmë rrugën për shkëlqim
Ai përmes rrezeve të ngrohta
E unë përmes vargut tim.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies