Qetësi e muzg
Mbrëmje
Dita ngadalë
I mbylli sytë.
Veprimet e ditës
Në kujtime i shkrij
Hap porten e mendjes
Për një ditë me lumturi.
Ëndrrat më përkundin
Në djepin e shpresës
Ditëve të bardha e të lumtura
U them mirë se vini.
INATI
Jeta është rrugëtim
Pa ia ditur fundin
Asnjë ditë nuk i ngjanë tjetrës
Jeta dhe vdekja janë afër.
Nuk duhet të vdesim
Me mëkatin e inatit
Është borxh që duhet paguar
Përqindjet e kamatave
Mund të jenë të pakapshme!
PËR PIKË TË QEFIT….!
Për pikë të qefit shkruajmë
Për pikë të qefit dashurojmë
Për pikë të qefit bëjmë shumë gjëra
Por, për pikë të qefit, nuk mund të vdesim!
E DI
E di se një ditë ndoshta jo shumë larg
Edhe ti do lexosh këto vargje
Shumë e shumë herë
Duke analizuar çdo varg e strofë.
E di se me vete do të thuash
Se dhembja e lumturia njerëzore
Nuk qenkan të përhershme për askend
Dhe aty do ta gjesh ngushllimin e vetëm.
E di se ka ditë me diell e dritë
Dhe ditë me shi e shtrëngata
Por, e di poashtu se ti dhe vetëm ti
Do të jesh mjeku më i mirë
Për zemrën dhe mendjen tuaj.
