Fillimi Poezi/LetërsiCikël poetik nga poetja: Xhevrije Kurteshi Nimani

Cikël poetik nga poetja: Xhevrije Kurteshi Nimani

nga Shekulli Agency

RRITEM BASHK ME TY SHQIPËRIA IME

Çdo hap tëndin e përcjelli me vëmendje
Dua të shoh sa më të bukur,
Por si nuse me kurorë trëndafilash
Që shndërrit me mrekullit hyjnore.

Rritem bashk me ty çdo ditë si fëmija
Kur në prehërin e nënës pushon,
Ndjej dorën tënde si më ledhaton
Dhe zërin tënd të ëmbël, duke i kënduar ninullat e gjumit.

Sa ndjehem krenare me ty Shqipëri
Edhe pse larg teje tretur jam,
Çdo ditë e më shumë e ndjej mallin tënd
Dhe lutjet për bekimin tënd kurrë nuk pushojnë!

NGA LARG TË SHOF MË MIRË SHQIPËRIA IME

Nga këtu ku jetoj të shof më mirë
Shqipëria ime,
Perlë bukurie, nuse me kurorë
Je për sytë e mi.

Aromën e luleve
Nga këtu ta ndjej,
Kur trëndafilat e majit lulëzojnë gjithandej,
E lahen me vesën e mëngjeseve pranverore.

Andaj çdo ditë
marrë rrugë e vijë tek ti
E shuaj mallin që kam për Ty,
Pastaj bëhem më e fort se kurrë
Dhe e filloj ditën e re mijëra kilometra në largësi.

Xhevrije Kurteshi Nimani

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies