Fillimi Opinion/AnalizaZËNKAT E BRENDSHME POLITIKE PLURALISTE JANË PROJEKTE TË HERSHME!

ZËNKAT E BRENDSHME POLITIKE PLURALISTE JANË PROJEKTE TË HERSHME!

nga Shekulli Agency

Shkruan Savash VELIU

Të gjitha zënkat dhe ngërçet politike që ndodhinë në trojet Shqiptare (dhe Ballkan) janë të njëjtit program dhe prapavije si ecuri politike ngase duhet të arrihet pika e vlimit për tri dekadatë e torturës mendore dhe ekonomike të bërë mbi opinionin publik të frustruar nga partitë politike dhe nga liderët e tyre të harxhuar që janë dresuar të dalin jashtë kontrollit në shërbim të qendrave të caktuara prej nga janë të deleguar si udhëheqës duke lënë popullin në katastrofën më kulminante ekonomike dhe depresive që kur të vij koha e duhur i gjithë opinioni publik të kërkojë medet sërish nga jashtë që të largojnë politikanët e harxhuar në rotacion duke u freskuar me të rinjë nga të huajt në shërbim të baballarëve që do i sundojnë ato kukulla të rinjë!

Gjendja në shtetet shqiptare duhet të arrij shkallën dhe kulminacionin e vlimit deri në padurimi duke acaruar brenda punët politike dhe shtetërore më mee lehtësi të turen rrugëve me protesta paqësore që më pas ato prej partizanëve celula të kthehen në protesta masive të dhunshme duke rrënuar pasuritë popullore në dëm të vet duke i futur në borxhe dhe kredite marramendëse të reja mbi kuriz të popullit i kapur rob nga borxhet e pa shlyera tani të ngarkuara edhe me të rëndat.

Kështu ngadal ngadal vjen koha që populli të mbetet i raskapitur duke pritur GODON i cili do befasohet nga magjistari i cili do nxjerr ASIN BINGO si për shembull SHPËTUESIN, dhe popull i cili nga lodhja, raskapitja dhe hutia i bombarduar nga mediat dhe kuluaret diplomatike të jashtme të pranoj devizën; ”Ose pranoni (figurën tonë) ose shkuat në lesh, sepse këtë e keni ofert të fundit”!!!

Dhe tani mendoni çka do kishim bërë në këtë situatë dhe gjendje gërçi mendor dhe shpirtëror sepse veç jepen sinjalet e para se ”as e majta e as e djathta e as ajo centrikja” nuk do tju sjellin dobitë politike prandaj shikoni tani gishtin tregues kah e kemi drejtuar ‘o turmë’!

Kjo realisht po ndodh sot, por populli sështë ende vetdijshëm për realitetin që i ofrohet (servohet) në horizont!

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies