Fushata politike në Maqedoni po hynë në fazën më dinamike të saj ku çdo parti shqiptare tenton të jap gjithçka nga vetja, “por” me çfarë prapavijë dhe apetite i japin zor agjendës së fushatës, si ata të pozitës ashtu edhe ata të opozitës, mbetet të shihen pas 11 dhjetorit.
Jam i bindur se partia në pushtet gjithsesi do të humb një pjesë të mirë të votave të elektoratit të saj si ndëshkim merritor popullor. Shpresojmë se pozita do ta nxjerrëleksionin e duhur të dhënë nga elektorati, ngase më nuk do të peshtjellet në euforin e skaduar të “pushkës”, duke anashkaluar Kauzën Kombëtare e të përrmbyll ate mbi kauzën personale të mbushur me EGO vetjake, siç bëri deri më sot.
Kurse për pretenduesit opozitar politik debitues këshilla ime është; që kujdesin më të madh t’ia japin leksionit të oponentit të tyre pozitar se si nuk duhet të veprohet gjatëmandatit të besuar duke keqpërdorur pushtetin në favor të vet.
Sot Partitë politike shqiptare duhet ti largohen klishe-zhargonëve me përmbajtje demagogjie duke ngulitur në kokat e tyre fortë se, Vota si amanet nuk jepet kurrë për tëmirat Personale, por për të Mirat Kolektive!
…George Pompidou thotë; “Njeriu i pushtetit, është politikan i cili e ka vendosur veten në shërbim të popullit. Kurse politikan, është ai cili popullin e ka vendosë në shërbim të njeriut të pushtetshëm”!
Brengosem se; Nëse ndodh që edhe opozita e sotme politike të kaplohet në eufori të lakmisë për pushtet nën moton e njohur; “ti tërhiqu, të hyj unë ” duke bërë vetëm ndërim “kolltuqesh”, e të fokusohet në grabitjen e të mirave materiale, atëherë edhe ata do të futen në terrin politik komplotist të krimogenumin më të madh mbi këtëpopull të ngritur mbi tradhëtinë më të neveritshëm që shkel interesat kolektive si ldeal, atëherë e merritojnë të jenë të mallkuar.
Deri më sot Politika e dështuar është munduar të bind brezin e ardhshëm me retorik banale se, arsimimi është çelësi i suksesit, kur ndërkohë jemi të rrethuar prej të diplomuarve të varfër dhe kriminelëve të pasur pseudopolitik.
Mendimi im është që të gjithë subjektet politike shqiptare, pozit apo opozit, të bashkohen dhe të takohen sot mbi ‘’Kauzën Kombëtare’’ duke u larguar nga dëshirat për pushtet partiak apo klanor. Në këto votime duhet njëherë e përgjithmon përball palës sllave të këmbngulet mbi parimin e Ridefinimit Buxhetor dhe Federalizimit Brenda Shtetëror të Maqedonisë si shtet binacional dhe bilinguistik, ndryshe rrezikojmë të dështojmë politikisht dhe ekonomikisht më keq se sot dhe njëqind vitet e ardhshme!
