Fillimi Opinion/AnalizaVota e Shqipërisë në OKB për Kuds-in

Vota e Shqipërisë në OKB për Kuds-in

nga Shekulli Agency

Nga Frymzim Dauti

Vota kundër vendimit të SHBA-së për Kuds-in (Jerusalemin) në Asamblen e Përgjithshme të OKB-së i shqetësoi kundërshtarët politikë të qeverisë në Shqipëri. Ish/aktual kryetarët e shtetit të Shqipërisë Sali Berisha, Bujar Nishani dhe Ilir Meta nëpërmjet dëklaratave dhe shkrimeve dënuan votën e Shqipërisë kundër ShBA.

Parashtrohet pyetja se pse këta politikan muslimanë rrezikojnë solidaritetin e myslimanëve të botës ndaj shqiptarëve?

Kjo ka të bëjë me faktin se këta politikan, nga përvoja e tyre e gjatë në pushtet, kanë mësuar me mjeshtri zanatin e politikës. Ata zbatojnë maksimën: përderisa je besnik i ShBA-ve mund të mbijetosh politikisht në Shqipëri. Për këtë arsye, Kryetari i Shqipërisë, i dërgoi letër ngushllimi ShBA-së, duke i kërkuar falje për vendimin e qeverisë së Shqipërisë. Kryetari i Shtetit aktual, duke përsëritur për dy dekada fjalët „integrimet Euro-Atlantike“ arriti që të bëhej kryeministër, kryetar parlamenti dhe kryetar shteti. Ndoshta ai pretendon që të bëhet edhe mbret i Shqipërisë përderisa aq shumë qenka shqetësuar nga ky vendim i qeverisë.

Por, ajo që më shtyu që t’i shkruaj këto reshta, ishte shkrimi i ish Kryetarit të Shtetit Bujar Nishani me titull: „Qëndrimi i Shqipërisë kundër ShBA ishte i gabuar!“

Bujar Nishani shkruan se vendimi i qeverisë së Shqipërisë dëmton rëndë shqiptarët në Maqedoni. Pasi që jam shqiptar i Maqedonisë ndihem i provokuar nga deklarata e Nishanit dhe hedhi poshtë pretendimin e tij për të mbrojtur edhe interesat e mia. Mua dhe shqiptarëve në Maqedoni nuk mund të na mbroj një mysliman që ka problem me identitetin e tij. Nishani e ndërroi mbiemrin e tij Muhamed për hatër të karierës në perendim. Të paktën unë e kuptoj ashtu. Nëse nuk është ashtu, ai e ka detyrim që të sqarohet për këtë çështje, pasi që është person publik dhe aspiron që të flas në emër të shqiptarëve. Emri Muhamed [Mehmed], siq e dim, ka kuptim të veçantë në Islam.

Nëse nëpërmjet emrit dhe mbiemrit myslimani pretendon që të bëj karierë politike duke fshehur identitetin e tij, kjo paraqet shqetësim. Shqetësimi qëndron në faktin se një njeri që ka probleme me idenitetin e tij nuk mund të përfaqësoj shqiptarët e Maqedonisë, e që janë muslimanë.

Veç kësaj, shkrimi në fjalë pasqyron tentimin e tij të zbeht dhe amatoresk që me çdo kusht të ndiqet ShBA-ja. Nishani shkruan se shqiptarët historikisht janë izoluar nga të tjerët me qëllim që ne të mbetemi të varfër. Nëse Nishani do të kishte lexuar ndonjë shkrim timin për politikën e ShBA-ve kundrejt shqiptarëve, do të kishte kuptuar se pse ne shqiptarët sot jemi populli më i varfër. Ne jemi të varfur pikërisht sepse jemi mysliman dhe evropian. Mirëpo, kjo nuk nënkupton se Nishani ka të drejtë të na shese neve për dollarët amerikan. Dollarë këta që ShBA u kërcënua se do të na i ndërpresë. Ne, shqiptarët në Maqedoni, nuk e shesim identitetin tonë për dollar e as për karierë.

Nishani, në shkrimin e tij, për qëndrim të BE-së merr edhe vendimin e Rumanisë, Polonisë, Latvisë dhe Lituanisë dhe haron vendimin e Gjermanisë, Italisë, Francës dhe Britanisë së Madhe. Ai shkruan se Shqipëria duheshte të ndiqte vendimin e shteteve të BE-së [të grupit të parë të lartëpërmendur]. Cfarë diplomati!?

Nishani shkruan poashtu se Shqipëria është e priveligjuar pasi që ShBA i ka zgjedhur ata që të lidhin marrëveshje strategjike në rajon. Por, Nishani, nuk mund që ta mashtroi opinionin me këtë marrëveshje strategjike. Ai dhe ne e dimë që ShBA në rajon nuk ka alternativë pasi që ky rajon është i rethuar me sllav dhe pravosllav. Kjo aleancë strategjike e ShBA vlen edhe me Izraelin që është i rrethuar me musliman dhe po ashtu me kurdët që janë të rethuar në Siri, Iran, Irak dhe Turqi. Kjo nënkupton se marrëdhëniet strategjike i dikton ShBA prandaj është edhe në interes të ShBA që t’i ketë shqiptarët aleat në këtë rajon.

Ambasadorja e ShBA në OKB një ditë para votimit në AP të OKB-së, në një organizim me shqiptarët u deklarua se burri i saj paska rrënjë nga Shqipëria dhe se ato përpiqen për Kosovën edhe Shqipërinë. Deklarata e saj para votimit nuk ishte asapak rastësi. Duhet kuptuar se ajo nuk kishte shkuar në atë organizim për hatër të shqiptarëve. Këshilltarët e saj e kanë këshilluar ate se ka gjasa që Shqipëria të mbroj vendimin e ShBA-së për Kudsin. Kjo nënkupton se Shqipëria seriozisht rrezikohej që të hynte në grupin e 7 shteteve tjera që përkrahën ShBA dhe Izraelin. Ata 7 shtetet në fjalë nuk rrezikonin asgje, pasi që janë shtete ishuj me 30 000 banor ose përfaqësojnë diktatura ushtarake pro-amerikane. Mirëpo, Shqipëria përfaqëson edhe popullatë muslimane dhe se do të hutonte muslimanët e botës me një vendim të till.

Mos kuptohem gabimisht se me këtë shkrim mbroj kryeministrin e Shqipërisë. Rama, që deklarohet katolik, duhej që mos kundërshtonte Papën, i cili, e shprehu qëndrimin kundër vendimit të ShBA-së për këtë cështje, dhe se janë votat e muslimanëve shqiptarë që e sollën Ramën në pushtet. Pra, Rama u soll pragmatist. Veq asaj, për dallim nga të lartpërmendurit, Rama ka qasje të drejtëpërdrejtë me politikën cifute në ShBA, nëpërmjet mentorit të tij financiar dhe ideologjik Soros. Rama, e di, nga këshillat e cifutit Soros dhe bashkpuntorëve të tij, se vendimi për Kudsin cenon interesat e ShBA-së, dhe se ky vendim nuk u morr për hatër të cifutëve. Vendimi në fjalë ishte pasoj e premtimit parazgjedhor populist kundrejt komunitetit evangjelist. Mbështetja e të krishterëve evangjelistë ishte dhe është jetike për karierën politike të presidentit të ShBA-së. Nëse Trump do të kishte marrur atë vendim për hatër të cifutëve, ditën kur e nënshkruajti solemnish vendimin, pas tij do të qëndronte dhëndri i tij çifut. Mirëpo, siq e dim, gjatë nënshkrimit në fjalë, pas Trumpit qëndronte zëvendësi i tij, i cili është evangjelist.

Vendimi i OKB-së ishte një goditje e fortë diplomatike për ShBA. Konfernca Islamike mund të jetë krenare që dha një rezulltat konkret pas aq shumë vitesh egzistencë. Umeti musliman duhet të ketë zërin e vetë diplomatik në botën multipolare.

Shumë islamofob shqiptarë bëjnë thirrje që Shqipëria duhet që të tërhiqet nga antarsimi në Konferencën Islamike. Ata ende se kanë kuptuar që Shqipëria është antarësuar aty me urdhër të ShBA për t’i mbrojtur interesat e Izraelit në Lindjen e Mesme apo për të sabotuar vendimet e Konferencës Islamike. Mirëpo, pasi që kohërat ndryshojnë, ne shpresojmë që qëndrimi i Shqiprisë do të evoluoj dhe do të respektoj umetin ashtu sikur dhe të gjithë popujt e tjerë.

Periudha e politikës unipolare ka përfunduar që moti. Që mos të dëmtohemi më shumë, në të ardhmen, diplomacia shqiptare, duhet të ketë qasje realpolitke dhe të pranoj multipolaritetin.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies