Fillimi Opinion/AnalizaTURQIA ME GJIGANTET E GLOBIT BËN “LUFTËN E YJEVE” !!!

TURQIA ME GJIGANTET E GLOBIT BËN “LUFTËN E YJEVE” !!!

nga Shekulli Agency

satelit-turk

Shkruan: Savash VELIU

Të shikojmë se si ndryshuan Ballansat politiko gjeo-strategjike në rajon pas lansimit në gjithësi të satelitit turk, “Gökturk-2”, të datës, 18 dhjetor 2012! Ky satelit ka perfomansa më tësofistukuara të kohës i cili shtyhet me gjigantët e globit (SHBA-të). Sateliti për 93 minuta përshkon tërë globin. Nga gjithësia sheh tek ora personale e  dorës edhe logon në të. Me sistemin sinjal prishës bllokon të gjitha sinjalet të sateliteve armike në prani të vetes. Me shpejtësi i  transmeton pamjet dhe informatat në tavolinë. Natë e ditë merr pamje me saktësi prej 100%. Inçizimet i shënon me lëvizje të  shpejta (ekziston në disa sisteme satelitesh të Shba-ve)… Sateliti dallon Pagabueshëm Frymorin nga Jofrymorët etj etj. Ikje nuk kishte prej saj !!!  Dmth, jashta “göktürkut”, Turqia ka edhe armë të tjera trazuese siç janë “Dronat pa pilot”!

Në atë datë të lansimit Turqia befasisht filloj të trazohet nga Brenda me protesta sepse këtë “mendja e lartë” e kuptoj mirë. E gjithë ky super-armatim e prodhuar qindpërqind me forcat nacionale turke arriti të fut gjithë rajonin në grushtin Turk!

Prej këtij akti u shqetësuan edhe Perëndimi edhe Israeli! Që atë  kohë Premieri i Turqisë Erdogani qart tha; “Nëse do të arrijmë edhe një mandat të fitojmë bindshëm, atëherë Turqia do tëdel si një shtet i fuqishëm nacional duke prodhuar armët e veta të pavarura me një Sovranitet të plotë”, aludonte në vitin 2015!

Për 13 vite të pushtetit në Turqi, Erdogani luajti rolin pacifist me shoqërinë e brendshëm dhe ate jashtëm derisa të arrinte të pozicionohej mirë në pushtetin Turk!

Për këtë rast Putini kështu do të shprehet; ”Erdogani është një lider i guximshëm dhe i zgjuar. Ai për 13 vite arriti të manipuloj me PKK’n dhe Perëndimin derisa në anën tjetër me të madhe filloj të prodhoj armët e veta tanket, autoblindat, avionët pa pilot, raketat, marinat detare etj! Dhe tani ai pa u përkul ndaj askujt e godet pa problem PKK’n me armët e saja të sofistikuara”!

Kjo në planin e “Turqisë së Re:, nënkuptonte mposhtjen e hartës së “Rendit të Ri” mbi Lindjen e Afërt, Amerika dhe boshti perëndimor menjëherë sajuan planin “B” si “Marrëveshja nukleare me Iranin”! Me këtë akt Irani u fut në lojë kundër Turqisë.

Irani duke marr pas veti mbështetjen konzhukturale të Washingtoni’t, nuk i fsheh më veprimet e saja në rajon. Atakimi i paradokohshëm i Iranit u sponzorizuan nga familjet Israelite “Rotchilld dhe Rockfeler”. Këtë e konfirmoj pardje bindshem Biroja për zbulim dhe kundërzbulim “MIT” i Turqisë!

Irani shumë shpejt harroi dorën e zgjatur të shpëtimit të Turqisë kur e gjithë bota perëndimore i’u turën iranit me kërcënim ushtarak për shkatërrim të armëve nukleare në zhvillim duke e goditur me sanksione dhe embargo, atëherë Turqia mori pran vetes edhe Brazilin dhe qetësoi tensionet në dobi të Iranit. Turqia ishte e vetmja që mbajti derën e hapur me Iranin  përmes “Hallk Bank” ku mbante gjall dhe në jetë ekonominë e Iranit gjë që vazhdon edhe sot!

Sidoqoftë Turqia me këta satellite, siguroi supremacion në luftën e Yjeve, tani ajo vëzhgon në rajon edhe Asadin edhe PKK’n. Kushdo çka të bënte Ankaraja ishte në dije. Prej kësaj akti u shqetesua edhe Gjermania. Asnjë nga satelitet e tyre nuk kishin mundësi të neutralizonin ato turke kurse ajo të tjerëve po!

Turqia veç në qiejt e gjithësisë po shkruante “Epopën e saj Epokale”! Kullaçin e madh të gjithësisë SHBA’ja tani mbeti të ndaj edhe me Turqinë! Po nga ajo gjithësi Rusia i jepte informacione të sakta regjimit Bashar për pozitat e opozitës siriane dhe ata në çast bombardoheshin. Por tani ajo u bë e vështir! Sepse të gjitha lidhjet Göktürkat i ndërpreu. Tani askush me nuk mund tëbëj plane në kokë të vet!

Kështu sot veprohet edhe me PKK’n, e cila nuk ka më rrjedh të informacioneve nga gjithësia për pozitat turke, por ato tani Turqia i vëzhgon dhe në çast i asgjëson në teren!

Turqia si kundërreaksion futi në tavolin planin “B” të saj duke kërkuar të formohet një tampon zonë brenda territorit të Sirisë e cila duhet të realizohet bashkë me aleancën perëndimore. Dhe marrëveshja u arrit!

Kjo ishte grusht mbi planin e dytë “B” Amerikane dhe boshtit perëndimor, plan i cili asgjësoi edhe “Marrëveshjen Nukleare” me Iranin!

Këtë fitore Turqia e shënoj gjatë festës së “Fitores” më 30 gusht 2015 gjat paradës ushtarake në Ankara duke i ekspozuar armatimet vendore para opinionit botëror… !

Po të mos ishte pranuar plani “B” Turk, atëherë Turqia keqazi do të pësonte duke u kthyer në vitet e ’90-ta!

Turqia edhe më tej do të vazhdoj të goditet, por ajo ka marr mbrojtjen e duhur për çdo rast !!

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies