Fillimi Opinion/AnalizaTURQIA DHE IRANI DREJT KONFLIKTIT APO PAQES!

TURQIA DHE IRANI DREJT KONFLIKTIT APO PAQES!

nga Shekulli Agency

Shkruan: Savash VELIU

Në një raport të sotëm qëndron se Shtetet e Bashkuara po planifikojnë të krijojnë baza të reja ushtarake në Detin e Kuq, në Arabinë Saudite do shtohen me dy aeroporte ushtarake, në mes të një tensioni në rritje me Iranin ka gjasa të sulmohet.

Irani i rrethekuar nga trija anët kufitare prej Forcave Ushtarake Amerikane, gjegjësisht nga Israeli me të cilët bashkëpunonte në të gjitha dramat e Lindjes së Mesme e veçanrisht në rrëzimin e Sadam Huseinit kur hapi dyert e Irakut për trupat anglo-amerikane të avancojn në tokat shiite të Irakut duke llogaritur në pjesën e saj shiite një mashtrim të futet në luftë për qërim hesapesh me sunnitët derisa angloamerikanët shtriheshin thellë e më thellë pas pozicioneve të muslimanëve duke rrethekuar edhe vet Iranin.

Kjo lojë kobzeze e përllogaritur djallëzisht nga angloamerikanët shtoi konfliktin e pakontrolluar sektaraiste përderisa Irani i joshur nga euforia shiitiste kryente punët në spastrimet etnike dhe sektariste që tmerronte shtetet e gjirit të përshpejtonin armatosjen e ajo automatikisht lindi kërkesën tek angloamerikanët ti mbrojnë nga frika e zgjerimit të shiitizmit në rajonin e gjirit një shkak të bien në grackën e djajve angloamerikan që pa problem i shtuan bazat aty.

Poashtu Irani me Kasim Sulejmanin ishin protagonistët e dramës tragjike të muslimanëve që dhanë AngloAmerikanëve koordinatat e Avganistanit të futen më vitin 2001 derisa tinëzisht ndërkohë rrethekohej e shtrëngohej edhe Irani nga të gjitha anët e tij.Irani me Kasim Sulejmanin serish u shfrytëzuan nga angloamerikanët të bindin Bashar Assadin ti kundërshtoj reformat gjatë ”Pranverës Arabe” një akt i mbështetur nga Turqia e Erdoganit që i sygjeroi sa më shpejt të bënte zgjedhjet e lira e ta shpëtonte vendin nga përsëritja e një Irakut të ri, por ai zgjodhi kartën shiite të ofruar nga Irani dhe goditi pamëshirshëm popullin sirian që ishte sinjali i mjaftueshëm të alarmohen Kombet e Bashkuara duke ngritur procedurën e goditjes së Bashar Assadit nga angloamerikanët të cilët njëlloj e komplotuan edhe Sadam Huseinin të okupoj Kuvajtin dhe ai u bë fundi i tij.

Edhe Bashar Assadi si një kohë iraku ra në grackën e iranit e ata bashkë në duartë e angloamerikanëve që shpartalluan në tre pjesë Irakun dhe Sirinë etniko-sektarishtë, tani radha erdhi te kreu i belave – Iranit.Sot drejpërsëdrejti Irani kërcënohet nga pajtashët e djeshëm Israel-SHBA me sulmë të përgaditura me lloj lloj kurthesh dhe sabotime në emër të Iranit brenda rajonit të Gjirit Persik duke vulosur vemendjen botërore tek bombardimet mediale derisa të bëhet ajo efekt normal nga përvojat e mëhershme e përdorur si psikotrysni luftarake gjërësisht ndaj botës së trishtuar derisa të arrihet kulminacioni i justifikimit për një sulm të ri ajror apo detar mbi Iranin me arsyetime se ai shkeli të gjitha normat ndërkombëtare e humane të mirëkuptimit të bindet të largohet nga shkeljet brutale të drejtave të sunnitëve brenda shtetit iranian që vazhdon të fundos anijet tregëtare dhe ato tankeret të petrolit e tjera broçkulla si gjithnjë.

Ka indikacione serioze se Kasim Sulejmani u likuidua nga shërbimet Iraniane dhe CIA-Mossad pasi ai kreu suksesshëm missionet e pista brenda rajonit të Irakut dhe Sirisë i ndikuar nga shiizmi i madh i zgjeruar deri në Liban, por ëndërrat u shuan nga një goditje të papritshme nga tutorët e tij sepse Israeli nuk e donte Iranin t’i mbështetet tek kufijtë e tij rajonale. Tani Irani do ta kuptoj proverbën e vjetër ; ”Nëse sot do të lozë arusha te komshiu prite nesër tek TI”!

Sot kështu Irani i pafuqishëm, i gjymtuar e i ndrydhur me luftërat e sanksionet 40 vjeçare, ekonomikisht dhe oushtarakisht i raskapitur me armatim të vjetruar siç do ta preferonin pajtashët e djeshëm ta kenë si ushqim të lehtë të gllabërohet për një çast, kjo shkaku i kapriciozitetit shkurtpamës së fryer me apetite euforike të ringritjes së perandorisë së gjysëmhënës shiite por fatkeqësisht në anën tjetër Irani ka mbetur i vetmuar në lëvozhgën e vet si një pre e çakajve djallëzor. Nëse llogarisim se Irani është lëshuar nga dora Ruse dhe Arabët dhe nuk ka mbrojtës të denjë karshi armiqve të përbetuar të muslmanëve të cilët në saje të Iranit u bënë pik e pesë dhe armiq të njëra-tjetrës. Kush do ta mbronte Iranin nga të trija anët e kufirit të tij jugor, lindor apo perëndimor nëqoftëse sulmohet nesër?

Paramendoni sot Turqua tia kthej shpinën Iranit dhe të lëj nën mëshirën e Israelit e të SHBA-ve, atëherë vaj hallit të Iranit të Mollave të udhëhequr nga hebrejët iranas që morrën në qafë Iranin edhe rajonin bashkë me Kasim Sylejmanin!?

Ndoshta kjo është shansi fundit i Iranit të ndihmohet nga Turqia si gjithnjë kur ndihmoj Irakun dhe Sirinë në mbrojtjen e unitetit shtetëror të kërcënuar nga vet Irani-Rusia-AngloaAmerika, Franca etj, por si?

Me siguri duke kërkuar të bashkëpunoj politikisht dhe ushtarakishtë me Turqinë në koalicioniminë e përbashkët me qeverinë irakiane brenda Irakut dhe Sirisë duke dëbuar elementet terroriste të paguara e të armatosura nga jashtë si dhe nga Irani. Elemente terroriste që janë kreatura amerikane e pjesërisht edhe të iranit duhet dëbuar jashtë kufijve të përbashkëta që do largoj automatikisht edhe ndikimin me kërcënimin amerikan ndaj kufijve të Iranit dhe Turqisë si siguruesit të stabilitetit të Sirisë dhe Irakut si shtete me tërësi territoriale.

Por, momentalisht shihet se Irani nuk është seriozisht në dije sa është afër zhbërjes së saj nga harta e dheut sepse kufiri verior i tij është i hapur ndaj çdo sulmi eventual të SHBA-ve nëse parallogarisim se Azerbejxhani u tradhëtua nga Irani në luftën kundër Armenisë që sot ai t’i lejoj forcave të koalicionit e veçanrisht Israelit që jo rastësisht e ndihmoi gjatë konfliktit Azero-Armenian të futen lirisht nga Azerbejxhani, kjo do ishte fundi i Iranit!

Kjo do të ishte karta dramatike e zhbërjes së Iranit nga regjistri i Kombeve të Bashkuara të sillur para faktit të zgjedh ”To be or not to Be”! Sot është dita kur duhet të zgjidhet miku prej armikut.

Analistët parashikojnë se Irani është në dorë të Turqisë. A do të lejoj Turqia gjë të tillë nëse nuk arrihet një marrëveshje konstruktive me Iranin për Sirinë dhe Irakun edhe Nagorno Karabahun, është pyetja e Madhe e kohës!?

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies