Fillimi Opinion/AnalizaTurqia aleat i madh dhe Erdogan mik i sinqertë i Shqipërisë dhe Kosovës

Turqia aleat i madh dhe Erdogan mik i sinqertë i Shqipërisë dhe Kosovës

nga Shekulli Agency

Nga Skënder Sadri KAPITI

Me fakte, kundër hipokrizive pseudopatriotike të turkofobëve dhe të mercenarizmit sllavo-grekofil të cilët përpiqen me dëshpërim me të gjithë takatin që të justifikojnë me manipulime, trillime dhe me fabrikime urrejtjen e tyre per Turqinë dhe përpiqen me shumë përkushtim mediatik për prishjen e përçarjen e marrëdhënieve te mira shqiptaro-turke.

Duke parë atë se çfarë urrejtje të egër dhe histerinë antishqiptare të serbëve kundër shqiptarëve, kundër simbolit të shqiponjës dhe të flamurit të Kosovës më erdhi në kujtesë fakti që simbolin kombëtar shqiptar të shqiponjës e kanë bërë dy njerëzit më besnik dhe më pranë Erdoganit, shefi i kabinetit dhe këshilltari i parë i tij, si dhe vetë Erdogani në disa raste ka vënë në qafë Flamurin e Kosovës.

Nëse FIFA pas ankesës së Federatës Serbe të Futbollit ndëshkoi me gjobe Shaqirin dhe Xhakën pse ata bënë shqiponjën me duar gjatë ndeshjes Zvicër – Serbi me 22 Qershor 2018 pas shënimit të golave nga ana e tyre, atëhere çfarë do të duhej të bënte Presidenti turk Erdogan me Shefin e kabinetit të tij si dhe me Këshilltarin e parë të tij kur ata bënë me duar shqiponjën shqiptare pas takimeve të ishpresidentit të Shqipërisë Bujar Nishani në Rezidencën e Presidencës Turke në Ankara?!

Si ka “mundësi” që në Presidencën turke ,funksionarët e lartë turq dhe ata më pranë Erdoganit të bëjnë me duar ashtu si shqiptarët simbolin e shqiptarëve, shqiponjën e Skënderbeut ,kur turkofobët e Kosovës dhe të Shqipërisë e akuzojnë Erdoganin si neootoman, nacionalist dhe diktator, dhe po këta turkofobë bëjnë sikur u vjen keq për demokracinë në Turqi dhe u vjen keq edhe pse dështoi grushti i shtetit në Turqi, por edhe “u vjen keq” për turqit se përse e votuan dhe pse fitoi zgjedhjet përsëri Erdogani me 24 Qershor 2018!?

Sa çudi?!

A mos u “vjen keq” këtyre turkofobëve pse Shqipëria dhe Kosova kanë marrëdhënie të shkëlqyera miqësore, ekonomike, politike dhe strategjike me Shtetin turk, pra edhe pse Turqia dhe Erdogani janë miq të mëdhenj të shqiptarëve, apo edhe pse Turqia ishte forca kryesore e NATO-s pas SHBA-ve që çliruan Kosovën dhe po kështu Turqia dhe Erdogan ishin njohësit e parë të Pavarësisë së Kosovës!?Erdogan me Flamurin e Kosovës.

Serbët ankohen pse futbollisti shqiptar nga Kosova , Shaqiri, ka në këpucë Flamurin e Kosovës kurse Presidenti i Turqisë Erdogan e mban atë rreth qafës. A mos vallë edhe kjo i shqetëson turkofobët e Kosovës?!

Këta hipokritë dhe mercenarë bëjnë sikur shqetësohen për standartet dhe liritë demokratike në Turqi, por në të vërtetë këta i shqetëson dhe i verbon fakti pse Shqipëria dhe Kosova kanë marrëdhënie të mira me Turqinë; i shqetëson fakti dhe i gërryen urrejtja për Turqinë pse ajo është bërë nën drejtimin e Erdoganit superfuqia rajonale dhe supershtet ekonomik, politik, strategjik dhe ushtarak në rang global.

Që prej 15 vitesh kur u bë Kryeministër i Turqisë , Erdogan, ky burrë i madh shteti e ka përkrahur e ndihmuar shtetndërtimin e Kosovës, ka kërkuar dhe promovon e kërkon ndërkomëtarisht gjithmonë në organizmat dhe institucionet ndërkomëtare njohjen e Kosovës nga shtetet e ndryshme të botës, ua kërkon këtë edhe shteteve të Organizatës Islamike që se kanë njohur akoma, Erdogan kërkon në OKB antarësimin e Kosovës në OKB, në BE dhe e mbron Kosovën në NATO.

Këto veprime, sjellje dhe kërkesa, këto janë ashtu dhe të tilla siç i bën edhe Shteti Shqiptar i Shqipërisë për Kosovën, pra këto i bën një Shtet aleat dhe një President turk i cili i konsideron dhe i respekton shumë shqiptarët, si vëllezër , siç e ka deklaruar vetë Erdogani, ashtu siç dëshirojnë dhe veprojnë për shqiptarët e Kosovës edhe shqiptarët e Shqipërisë, të cilët janë vëllezër gjaku me shqiptarët Kosovës.

Prandaj me të drejtë politika në Shqipëri dhe në Kosovë i është Turqisë mirënjohëse për atë se çfarë ka bërë Turqia, Erdogan ashtu sikuse kanë bërë dhe të gjithë parardhësit e tij të shtetit moderrn turk për shqiptarët.

Turqia , Erdogan ashtu si edhe paraardhësit e tij gjithnjë dhe konstasnt kanë përkrahur gjithmone shqiptarët.

Erdogan ka respektuar njëlloj si Berishën, si Nanon, si Nishanin, si Metën dhe Ramën, pra respekton dhe gjithnjë e ka treguar me vepra respektin për shqiptarët dhe Shqipërinë pa marrë parasysh se cila forcë politike ka qeverisur, qeveris dhe do ta qeveris në të ardhmen Shqipërinë ashtu si gjithnjë siç bën e vepron populli dhe shteti turk në marrëdhëniet miqësore e vëllazërore me shqiptarët . Prandaj Erdogan është mik i sinqertë i Shqipërisë dhe Kosovës, mik i të gjithë shqiptarëve.

Dhe bënë shumë mirë që Kryeministri i Shqipërisë dhe Presidenti i Kosovës i uruan ndër të parët fitoren Erdoganit në Zgjedhjet e 24 Qershorit 2018, ashtu sikurse do ta uronin këdo që do ta kishte zgjedhur dhe votuar populli turk.

Edhe Papa Francesku e ka bërë me duar simbolin e shqiptarëve në respekt të kombit shqiptar, pavarësisht se Vatikani nuk e ka njohur akoma Kosovën ashtu si aleatët e Serbisë Rusia, Kina, India, Brazili etj. Por Papa respekton njerëzinë dhe kombet e saj dhe nuk pyet as serbët dhe askënd që ta bëjë apo jo me duar simbolin e shqiptarëve.

Përderisa Shqipëria dhe Kosova janë antarë të FIFA-s, dhe si të tilla ashtu si të gjitha kombet e shtetet e tjera ato paraqiten me simbolet, me himnin dhe me flamurin e tyre. Dhe nuk e di dhe as që mund të paramendohet që të ketë ndonjë rregull nga FIFA e cila nuk lejon dhe ndëshkon lojtarët të cilët bëjnë simbolin e përkatësisë së tyre kombëtare?! FIFA nuk di se përse ndëshkoi shqiptarët pse ata shprehen emocionet e tyre në mënyrën më paqësore duke bërë me duar simbolin kombëtar të tyre.Nuk do të besohet pse FIFA ndëshkoi dy futbollistët shqiptarë, pse ata krenohen me përkatësinë e tyre kombëtare shqiptare.Dy personat më të besuar të Erdoganit, shefi i kabinetit të Presidentit të Turqisë dhe këshilltari i parë i Erdoganit bëjnë shqiponjën me duar, simbolin e shqiptarëve, dhe askush nuk u ka thënë në Turqi, pse?

Serbët ankohen në FIFA , pse dy shqiptarët e mëdhenj Graniti dhe Xherdani festuan duke bërë shqiponjën me duar kur shënuan golat kundër Serbisë në Botërorin Rusia -2018, kurse më të afërmit pranë Presidentit Erdogan bëjnë simbolin shqiptar ashtu si Shaqiri dhe Xhaka. Dhe a edhe për këtë disa shqiptarë shqetësohen pse Erdogan fitoi zgjedhjet në Turqi ?!

Shqipëria, Kosova dhe shqiptarët kudo të parën kanë kombin shqiptar, Shqipërinë e trojeve gjithshqiptare dhe shqiptarët duhet, janë dhe do të jenë me të gjithë ata të cilët respektojnë, janë dhe do të jenë me shqiptarët pa dallim vëndndodhje, gjuhe, kulture e besimi që ata kanë.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies