Fillimi Opinion/AnalizaTETOVA HUMBI IDENTITETIN E SAJ KOMBËTAR DHE FETAR…!

TETOVA HUMBI IDENTITETIN E SAJ KOMBËTAR DHE FETAR…!

nga Shekulli Agency

“Kombi Shqiptar ka disa veti të mira dhe disa të liga. Detyra e njerëzve që shkruajnë është t’i lëvdojnë dhe të përpiqen t’i rrisin vetitë e larta, t’i luftojnë me force vetitë e ulta. Mjerisht pak ka që sillen ashtu”! Faik Konica

Shkruan: Savash VELIU

Në vend se Tetova të përjetonte bashkimin e unisuar mbi komb dhe fe ajo përjeton agonin e vdekjes klinike të kulturës politike në saje të partive politike ”dashamire’ që lejuan të devijoj roli i fesë në forcimin e kauzës kombëtare siç ishte traditë në këto treva të përvuajtura nga barbarit joshqiptar, ku sot partitë politike për rastin e parashtruar u treguan më antikombëtar, më antifetar dhe më antishqiptare se kurdoherë përgjatë historisë së qytetrimit tonë…

Çështë Gjenocidi serb. Çështë Gjenocidi grek mbi shqiptarët e njëjta është edhe ‘Gjenocidi shqiptarofolës mbi qytetrimin e qytetruar të Tetovës së krahasuar me atë sot”!

Ky gjenocid i bërë dhe që i bëhet nga dorasi shqiptar me siguri në llogari dhe në shërbim të Platformave famëkeqe të shovenëve sllavogrek të cilët me ”Naçertanjet” e ndryshme nuk ia arritën ti përfundojnë missionet e zhbërjesë total të shqiptarëve dhe etnikumeve tjerë jo-sllav të pranishëm në Tetovën e lashtë të shkarravitura përmes marrëveshjeve Evropiane dhe ato sllavogrekëve gjatë Takimeve famëkeqe të Londrës më vitin 1915!

Dhe për këta 15-20 vite të kaluara brenda katrahurave politike të kulturës dhe arsimitë të lozura përmes lojrave të fshehura nën petkun perfide të asgjësimit pas partive politike pseudopatriotike-shqiptare në kohë që gjoja punojnë për kombin, që vetëm flasin por asgjë nuk thonë, që nuk i lidh asgjë me kombin tonë përveç faktit të origjinës. Në saje të tyre sot u arrit të ngritet një gjeneratë e tërë të rinjësh mendjengusht e pa vizion dhe pa sens për vlerat dhe cilësit e qytetarisë që pas vete la Tetova shekullore në organizimin e jetesës kulturo-politike të trashëguar nga koha e mesjetës së hershme e deri para dy dekadave kur vandalisht u nëpërkëmb nga vandalët fanatik antiqytetar bastardues të çdo të mire materialo-shpirtërore të saj!

… Të rikujtojmë fillimvitetë e ’90-ta kur Tetova formoi Partin PPD nga gjiri i popullit si forca e vetme që trondi skenën politike të Maqedonisë që me shpejtësi u përça dhe u zhbë në parti të shumta në saje të dorasit pseudopolitik shqiptar. Njejti fat preu edhe Universitetin e Tetovës e themeluar mbi gjak ku sërish dora pseudoshqiptare veproj duke njollosur dhe degraduar autoritetin e tij universitar duke themeluar krahas saj edhe dy universitete tjerë pa nevojë.

Të njëjtin fat po e përjetojnë sot edhe qytetarët e Tetovës së Qytetruar ku nëpërkëmbet dinjiteti, bujaria, fisnikëria dhe frymimi kulturo-politik i tij si epiqendër i shqiptarisë Iliridase që ushqente qendrën e boshtit shqiptar të Vilajetit të Kosovës, kurse tani e bastarduar nga migrantët e brendshëm dhe ardhacakët e jashtëm të dyshimt ndoshta mbi plan të sajuar për ta shuar veprimtarinë e saj ekonomike dhe politike qytetruese në rajon…

Dihet se Kombi nis nga qytetaria. Qytetaria që është e shkatërruar ajo nuk ka mundësi të ndërtoj një familje të shëndosh, nuk mund të jap asgjë për kombin dhe kauzën e saj të qytetruar. Ajo nuk mund të kontriboj për një shoqëri të shëndoshë e jo më për kombin si tërrësi.

Ata që u mësuan të punojnë për lekët politike e varrosën Tetovën e qytetruar në padituri, amoralitet, hajni, tradhëti, dyftyrësi në bixhoz dhe në lojëra fati, shembull që largoj këtë qytet edhe nga karakteri i tij fetar duke instaluar në të edhe klube të dyshimta si; ”Rotari Club”, lëvizjen ”LGBT” e tjerë që ky rini për tani nuk mund të jap asnjë Ide e jo më Vizion për zgjidhje të çështjeve nacional-kombëtare që ofron ky shekull i ri.

Po këta parti shqipfolëse sa analfabetiste po aq edhe destruktive rrënuan lagje të tëra të qytetrimit të vjetër të Tetovës me nënçmim për të kaluarën e saj të civilizuar. Vendbanimet tona të vjetra dita ditës janë duke u rrënuar nga themeli, duke e humbur në tërësi fizionominë e tyre shqiptaro-osmane, si lagjat, ashtu edhe qyteti, thuajse nuk ka mbetur asgjë e paprekur, madje as ato që na tregojnë rrugën si shenja udhërrëfimi të së kaluarës së lavdishme të trashëguar nga të parët tanë.

Vendbanimet tona janë shndërruar në diçka që na e mbyll fuqinë e të menduarit dhe historinë e ekzistimit tonë të ngritur mbi pseudovlera të miteve dhe pallavrave ideologjike dhe politike mbi baza partiake me platforma antishqiptare dhe antiqytetruese, vetëm për t’ia mbyllur sytë popullit nga mafia urbane me premtime qorazi dhe boshe.

Sot Tetova nga ajo që ishte në të kaluarën e saj të lavdishme ka rrënë në mjerrim. Sot Tetova prodhon rrënie morale, rrënie arsimore, rrënie kulturore dhe njerëzore që mbyti vizionet për mirëqenësi duke ua devijuar karakteret e njerëzve deri në dyftyrësi dhe vetkënaqësi egoiste duke mos iu bërë vonë për progresin shoqëror si tërrësi nacionale dhe kombëtare të saj.

Sot Tetova helmohet, po shkrumoset në etje në prehrin e Sharrit. Vdesë klinikisht nga armiqët e brendshëm të asimiluar në pseudoshqiptar pa dhënë llogari për gjenocidinë e ushtruar mbi indin e saj njerëzor, kulturor dhe atë fetar…

Gjithnjë njeriu i keq, krijon një familje të keqe dhe degjenerike. Kurse një familje e mirë është shembull për shoqërinë e ndershme dhe është krenaria e kombit. Pa familje të shëndosh nuk ka komb të shëndosh!

Tetova vdesë siç vdiq një kohë më parë nga gjuha shqipe Ohri. Siç vdiq Manastiri, Prilepi ndoshta nesër Kumamova e Gostivari duke i’u deportuar banori i tij i shkretuar ekonomikisht, politikisht, nga dituria shkencore larg vendlindjesë drejtë perëndimit duke na shkuar huq investimi në këtë rini.

Mjerisht Tetova e frymëzuar nga Qytetaria vdesë parasyve tanë nga nacionalizmi anti-kombëtar dhe anti-islam nga fobi-fantomizmi egoist iracional!!!

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies