Fillimi Opinion/AnalizaStudimi: Pothuajse gjysma e lajmeve rreth muslimanëve në Britani përmbajnë paragjykime

Studimi: Pothuajse gjysma e lajmeve rreth muslimanëve në Britani përmbajnë paragjykime

nga Shekulli Agency

Një studim i kohëve të fundit ka zbuluar se pothuajse gjysma e të gjitha artikujve të lajmeve rreth muslimanëve në Britani përmbajnë shkallë të caktuar paragjykimi, transmeton Anadolu.

Studimi nga Qendra për Monitorimin e Medias (CfMM) zbuloi paragjykime të përhapura anti-muslimane në të gjitha mediat e Britanisë në vitin 2025, me gati 50 për qind të të gjithë artikujve që përmbanin një formë paragjykimi.

Raporti zbuloi se rreth 20 mijë nga 40.913 artikujt e botuar në 30 media kryesore lajmesh ishin të anshëm në një farë mënyre. Ai zbuloi se 70 për qind e artikujve i kanë lidhur muslimanët ose Islamin me sjellje ose çështje negative.

Raporti identifikoi mediat e krahut të djathtë si burimin kryesor të paragjykimeve anti-muslimane, me “The Spectator” që kishte përqindjen më të lartë të artikujve “shumë të anshëm”.

Media të tjera me mbulimin më të anshëm të myslimanëve përfshijnë GB News, The Telegraph, Jewish Chronicle, Daily Express, The Sun, Daily Mail dhe The Times.

Ndërkohë, BBC regjistroi shkallët më të ulëta të paragjykimeve në të gjitha mediat e studiuara.

“Si studimi më i madh i këtij lloji i kryer ndonjëherë në Britani, ky raport paraqet prova thellësisht shqetësuese të paragjykimeve strukturore në mënyrën se si portretizohen muslimanët në shtypin britanik”, tha Rizwana Hamid, drejtoreshë e CfMM.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies