Fillimi Opinion/AnalizaSINDROMI “TRANSVERZALJA E GJELBER”!

SINDROMI “TRANSVERZALJA E GJELBER”!

nga Shekulli Agency

Nga: Savash VELIU

Sot në Ballkan, Evrop e gjetiu është shumë aktual fenomeni i quajtur ‘’Transverzalja e  Gjelbër’’ e cila çuditërisht prek vetëm tokat ballkanase, veçmas ato muslimane të shtyrr drejt ndarjes së Veriut të Kosovës e që tërheq pas vetes sindromin copëtues mbi tokat shqiptaro-boshnjake.

Historikisht dihet se ndër të parët që shpallën Luftë kundrejt ‘’Korridorit të Gjelbër’’ ishte mbrojtësi i Kristianizmit ‘ATLETA KRISTI’ ose Gjergj KASTRIOTI që do të mbronte vlerat Kristiane nga depërtimi i vrullshëm i muslimanizmit në Mbretëritë Veriore Evripiane të Mesjetës fetare të Errët (katoliko-ortodokse) të viteve 1420-1460! … Skënderbeu kryqtari i fundit, i ndejti ballë përhapjes së Islamit, duke u glorifikua sepse ishte figurë rezistence e kristianizmit e nominuar prej Napoli dhe Vatikani, dhe në shekullin 19 u rimor mëpastaj si figurë e nacionalizmit shqiptar edhepse se njihte kush nga shqiptarët!

Pas tij dihet se më së shumti që ka thirr në mbrojtje të kristianizmit gjithashtu të kamuflluar pas ekspansionizmit panserb drejt tokave shqiptare qe idea fashiste aktuale akoma që vazhdonë të gjej mbështetjen e Evropës në çdo kohë. Përndryshe Projekti sekret i quajtur ‘’Transverzalja e gjelbër” synon ndërlidhjen e territoreve muslimane në gjithë Ballkanin, e cila nga barbarët Euro-sllavo-grek u shkëput mizorisht pas shpartallimit të forcave perandorake otomane ngushtë të kapur nga Mbretëria Ruse e cila depërtojë deri në Stamboll duke okupuar viset lindore turke e detyruar të tërhiqet drejtë Portës së Lartë me forcat ushtarake, një moment që dobësoj krahun ballkanas dhe ndodhi ajo që ndodhi.

Kjo ishte një goditje e dhembshme ndaj indit musliman shqiptaro-boshnjak që i shkëputi nga trungu i ‘’Devletit Alije Osmanije’’ ose Halifatit Islam mbi të cilët Fuqitë Evropiane projektuan enkas dy Luftëra Ballkanike që do shpartallonin tokat muslimane përmes sllavo-grekëve duke aplikuar spastrim gjenocidial etno-fetar mbi miliona shqiptarë dhe boshnjakë që më pas vendet e tyre u ribanuan me kolonët sllavo-grek, pikërisht në ato vise që lidhnin tokësisht muslimanët me tokat turke.

Kështu ballkani musliman u nda fizikisht dhe shpirtërisht prej trungut gjeografik islam gjatë njëqindviteve të fundit duke vëndosuar ndërmjet tokave të copëtuara islame mure të gjalla kolonësh sllavogrekë. Pas shpartallimit ballkanas, nga forcat greke u pushtua edhe qyteti Edirne5 që më pas ajo të rikthehet prej forcave turke por ndërkohë qyteti ishte banuar me progrekë të konvertuar gjojase në islam që Turqia ende sot e kësaj dite të ketë5 probleme me këtë pjesë evropiane, pjesë e cila i takonte kontinentit të evropës që qe e planifikuar të spastrohet nga turqit musliman duke i strukur ato brenda anadollisë gjë që dështoj, por banorët e saj arritën sot e kësaj dite gjithnjë të jenë me disponim antiturk dhe anti erdoganist ngase mbështeten nga partitë proeurokristiane.

“Fuqitë e Mëdha evropiane nuk u ngopën me copëtimin e trojeve shqiptare dhe boshnjake në Ballkan por ata në traktatin e Sevres (Francë) të vitit 1920 filluan edhe copëtimin e Turqisë së sotme duke i dhënë pjesë të majme Greqisë, Armenisë, Bullgarisë, Francës, Italisë, Anglisë etj. Projekti kishte për qëllim ndarjen përfundimtare të Turqisë dhe futjen e këtyre trojeve nën thundrrën sllavo-evropiane. Edhe vetë Stambolli do t’i hiqej Turqisë për t’u futur nën thundrrat e fuqive Evropiane.

Le t’i njohim pra armiqtë e përbashkët dhe të pyesim vetën përse Evropa i ndihmoi kaq shumë greko-sllavët në dëm të popujve muslimanë, të çfarë do etnie qofshin ata’’, thotë Abedin Rakipi?

Tani pas skadimit të monizmit gjatë viteve të ’90-ta u arrit një Marëveshje në mes OKB-së, SHBA-së, Anglisë dhe Francës, që Rusia e dobësuar të tërheq ushtrinë nga Gjermania lindore në vend, kurse armatimi bashkë me instruktorët e luftës, t’ia dhurojë Sërbisë. Ata ishin përkrahësit më të mëdhenj të shpërbërjes së Jugosllavisë titoiste. Kurse Evropa dhe, Britania me sjelljen e saj si një polic i regjimit të Sllobodan Millosheviçit, ishte për t’i ndihmuar Sërbisë për krijimin e “Sërbisë së Madhe” duke i izoluar muslimanët shqiptaro-boshnjak sërish nga tokat turke. Synimi i planifikuar nga Perëndimi me anë të Millosheviçit dhe Karaxhiçit ishte për të zhdukur islamin në Bosnje si kufiri më i fundit i Evropës nga thirej ezani ku të gjithë sërbët kristian të bashkuar do jetonin në një shtet.

Këto argumente të freskëta konsistojnë në mbështetjen e Gjermanisë për pavarësinë e shtetit kroat dhe slloven dhe mbështetjen turke për Bosnjën dhe Kosovën si dhe mbështetja e fuqive të mëdha botërore (NATO), që ia dhanë serbisë e cila është gjithnjë në kerkim të destabilizimit të rajonit që ndjek një politik të fortë nacio-fetare dhe kristiano-sioniste.

Me përshpejtimin e Marrëveshjesë së Dejtonit u arrit që sërish boshnjakët prej juglindjes përmes Republika Sërpska ti izolojn tokësisht nga sanxhaku musliman, kurse nga muslimanët  e Sanxhakut dhe shqiptarët me veriun e Kosovës (dhe Cakorrin). Kjo pjesë është shumë e pasur me mineralet dhe përmban edhe shkritoren e Zveçanit, që si asete dhe vlera të rralla do mund ta nxitnin inicimin e zhvillimit ekonomik të industrisë dhe bujqësisë kosovare. Në anën tjetër përmes ‘’enklavave serbe’’ izolimi nga Lugina e cila do përjetoj shprazjen sistematike që veç është duke e testuar në Luginë, deri në pakufi!

Ky Projekt, ambientet e pastra etnike, mund të thuhet që janë dhe mbesin akoma tendenca e ambicie të lidershipëve rajonal dhe ato eurokristian, por, assesi edhe synime e vlera civilizuese. Ideja e “këmbimit”, si përvojë e re Ballkanike, do “testohej” pastaj si “recetë”, edhe midis maqedonasve dhe shqiptarëve në Maqedoni, boshnjakëve dhe kroatëve në Bosnje! Që natyrisht, do ishte një ricopëtim i ri tronditës ndajë muslimanëve rajonal e më gjerë…! E gjithë kjo Ide e ndarjes, do konsiderohej ide racionale, e qëlluar dhe e mirëseardhur, kinse për ta paqësuar rajonin e trazuar!

Prandaj nuk është për çudi se edhe Trumpi i dirigjuar nga kristianët Evangjelist sot është për ndarjen e Kosovës, me argumentin se në Ballkan po punohet për projektin islamik të quajtur ‘’Transverzalja e gjelbër” një projekt islamik të Turqisë. Administrata e Trumpit e njohur për politikën e saj antiislamike si duket është bindur dhe ka bërë kthesë radikale të politikës së jashtme amerikane dhe mbështetjen gjithnjë e më të hapët të administratës së Donald Trumpit për ndarjen e Kosovës në favor të kristianëve sllavo-grek.

Nëse do të ndodhë kufizimi dhe Serbia fiton veriun e Kosovës, do të mbyllet rruga e ‘Transverzales së gjelbër’. Dhe Veriu i Kosovës është pengesë për të, duke zbuluar kështu arsyen e vërtetë se punohet për sakatosjen e territoreve muslimane siç u bën në dy luftërat e mëhershme Ballkanike.

Për realizimin e projektit ‘’Transverzalja e gjelbër” punohet me dekada. Kreatorë të këtij plani sekret si tërësi konsiderohen BeH, Sanxhaku, Shqipëria, Kosova dhe pjesa më e madhe e Maqedonisë si dhe pjesë të Bullgarisë e të Greqisë, ndërsa qëllim i fundit është që kjo vijë islame të shtrihet deri në Turqi, një rajon i copëtuar prej eurokristianëve që sërish t’i rikthehet trungut amë me projektplanin e ideizuar nga Erbakani e më pas prej Ozallit e sot praktikisht ta realizoj në terren Erdogani me Turqinë e fuqishme, e cila u fut fuqishëm në mes shpartalluesve Amerikan, Gjerman dhe atë Rusë.

Ndikimi më i dukshëm dhe i nënvlerësuar në Ballkanin Perëndimor është Turqia, ku Presidenti Rexhep Tajip Erdogan, po promovon një rol më të madh për Islamin social dhe politik në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe Bosnjë duke neutralizuar sllavoserbët me takime të shpeshta në ballkan, një tentativ që do rrënoj projektplanet e vjetra pankristiane që veprojn pas islamofobisë të cilën gjë se arritën ta kuptojnë islamofobët shqipfolës të hutuar se; qëllimisht  Europerëndimi shpifi Islamofobinë që të rritë urrejtjen ndaj islamit më lehtë sërish të  ricopëtoj për së treti herë tokat muslimane në ballkan nën arsyetimin se po radikalizohen muslimanët ballkanas!

Prandaj Alex Soros i shtyrë nga armiqët e vjetër islam në përpjekjen e tyre për të krijuar një zonë të hapur ekonomike kufitare, të ngjashme me Jugosllavinë, u takua me qeveritarët serbë, shqiptarë dhe kosovarë gjatë muajve të fundit, projekt i cili si ide u shpik para tri viteve nën moton ‘’Formimi i Mini Jugosllavisë’’, kohë kur në Lindjen e Mesme Amerika morri goditjen e hatashme nga Turko-Iranianët duke mbetur ball tyre e pafuqishme. Dhe manovra shpëtuese ishte kapja tek muslimanët proamerikanë të ballkanit duke i tërhequr pas veti edhe militantët e MEKU’t dhe ato të ISIS’it, tani e kuptoni përse!?

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies