Fillimi Opinion/AnalizaSHQIPTARËT DHE KRIZA KOMBËTARE

SHQIPTARËT DHE KRIZA KOMBËTARE

nga Shekulli Agency

Nga: Savash VELIU

Balli Kombëtar me ‘’Shqipen në Ball’’ ishte vazhdimsia e Lidhjes së Prizrenit, një Lëvizje që përmblodhi muslimanët dhe krishterët më të vyer të kombit dhe shkeli ushtarakishtë kufijtë Londineze të vënduara (të copëtuar) nga Fuqitë Europiane që më pas këta të fundit ti shtyejnë drejtë vëllavrasjes me ‘’Yllin e Kuq’’ Komunist, një sëmundje e përhapur në gjithë europën i mbështetur nga lindja e perëndimi euro-rus që të ngulfaste përpjekjen dhe shtrirjen e Shqipërisë Etnike në tkurje të sërishme të kufijve shqiptare brenda shqipërisë së persekutuar, të vrarë e të internuar. Një ideologji vrastare e PKSH’së që njëkohësishtë ndihmoj edhe jugosllavët në revanshizëm ndaj popullatës shqiptare jashtë kufijve të saj, për resht 50 vite.

Komunizëm që shkatërroi indin kombëtar e fetar që nuk ngurroi të derdhë gjithë hakmarrjen mbi kundështarët politik duke bërë të përjetojnë ferrin për gjysëmshekull si bashkëpuntorë dhe tradhëtar të kombit të gjykuar sipas doktrinës ideologjike të regjimit të instaluar!  Kjo ishte një luftë vëllavrasëse e nxitur mbi ideologjinë sioniste…!

Pyesim a është e mundur që lëvizja ushtarako-politike ‘’Balli Kombëtar me Shqipen në Ball’’ që luftonte në prishjen e kufijve londineze dhe bashkimin e trojeve etnike në një shtet të vetëm të shpallet ‘’tradhëtare’’ nga PKSH derisa ajo vet me ‘Yll të Kuq’ i luftonte Ballistët për t’i tkurur kufijtë shqiptar në dobi të sllavo-grekëve një akt i parapëlqyer edhe nga euro-perëndimorët. Këtu shihet se çfarë absurdi dhe paradoksi jeton dhe vazhdon të jetoj edhe sot e kësaj kohe në kokat e mbarë rruzullit shqiptarë!?

Po në atë kohë, në mënyrë direkte apo indirekte edhe Anglia furnizonte dhe detyronte komunistët shqiptarë të gjithë ti trajtoj kinse janë ‘’bashkpunëtorë të nazifashizmit’’, për të cilët Churchill deklaroi “të vriten, apo pushkatim i drejtë për shumë koloboracionistë edhe bijtë e nazistëve, fashistëve dhe bashkpunëtorëve të tyre, nëse nuk bashkpunojnë me fituesit, të interrnohen e keqtrajtohen për 100 vite në luftën Çlirimtare duke zbatuar Kërkesën e Churchill, si porosi i tij në ‘’Yalta”, sepse të njejtën gjë do bënin me ne përderisa me armë u rreshtuan me nazifashizmin”, – [Lexo Churchill – Vepra 5].

Kurse historiani dhe ish-i përndjekuri politik, Agim Musta në 15 librat e tij ka dokumentuar tmerret e diktaturës komuniste. Ai vëren me shqetësim se ndërsa regjimet e tjera të japin të drejtën të varrosësh kufomën, diktatura komuniste nuk ta jepte këtë të drejtë minimale, pasi eshtrat e këtyre viktimave hidheshin në gremina, lumenj, ose digjeshin me acid në Shqipëri.

Z. Musta hedh dritë mbi masakrën e 21 tetorit të vitit ‘43 në Lushnje nga brigada e drejtuar nga Mehmet Shehu dhe serbi Dushan Mugosha që i zhveshi ballistët për të ndarë muslimanët nga ortodoksët për t’i shpëtuar këta të fundit dhe identifikimi i bërë përmes synetllëkut, ata që nuk ishin bërë synet i nxorën nga rreshti dhe nuk i pushkatuan. Të gjithë muslimanët i vranë. Kurse përgjigja e Shehut për masakrën dhe paralajmërimin e tij për masakra të tjera do të ishte si kafja para dasmës…!

Diktatura vrau barbarisht. Mund të them se terrori komunist e ka zanafillën e tij bashkë me formimin e PKSH. Gjatë kohës së Luftës së Dytë Botërore ai u ushtrua nga formacione partizane dhe njësitet guerile dhe skuadrat e vdekjes. Mbas vendosjes së diktaturës komuniste, terrori e dhuna fizike në Shqipëri u ushtruan nga Sigurimi i Shtetit, “Divizioni i Mbrojtjes së Popullit” (D.M.P.), Policia Popullore, repartet e ndjekjes, repartet e kufirit, repartet që kishin në varësi burgjet, kampet me punë të detyruar dhe kampet e internimit. Terror e dhunë kanë ushtruar hetuesit,
prokurorët dhe gjyqtarët, që kanë dhënë dënime politike. Janë 6000 vetë që nuk kanë varre, të cilëve nuk u gjenden eshtrat. Në Shqipëri deri më sot nuk është bërë asnjë analizë dhe denoncim zyrtar për krimet e kryera nga PKSH, qysh nga formimi i saj.

E njëjta vlen edhe për Komunizmin Jugosllavë e cila nuk ka ofruar prova dhe fakte për terrorizimin e popullatës jugosllave e veçmas popullatës shqiptare që i printe çdo gjenocidi dhe masakre të dhunshme që nga Krajlia e deri te Titoizmi edhe sot.

 “Harresa” ka për qëllim shkuljen nga kujtesa e popullit shqiptar të krimeve të diktaturës komuniste, që u kryen në Shqipëri e Jugosllavi për gjysmë shekulli. Për krime të tilla, duhet të alarmohet jo vetëm kombi shqiptar, por e gjithë bota. Të mos harrojmë kurrën e kurrës, se vendosja e komunizmit në Shqipëri dhe Jugosllavi, derisa ndodhi një herë, mund të ndodhë përsëri, jo në të njëjtën formë dhe nga të njëjtët njerëz, por nga personatë tjerë dhe me forma të tjera, me të stërholluara dhe më të rafinuara. Këtë s’duhet ta harrojë asnjë shqiptar, sepse Evropa të pret në pusi!

… Prandaj Shoqëria shqiptare jeton në një errësirë mesjetare kur vlera e tij është shkërmoqur dhe si popull ka marrë fund. Është degjeneruar Elita shoqërore nga partitë maloke, për fat të keq intelektualët e tij janë bërë vegël pune në duart e udhëheqësve injorantë. Është bastarduar hierarkia aristokrate qytetare duke ia bjerrur autoritetin moral, fisnik dhe profesional të tyre në nivelin më miskine që shitet e lëpihet si maçok për një post… turp dhe mjerim shekullor!!!

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies